Highlight Të tjera

10 thënie të mençura italiane që do t’iu ndihmojnë të kuptoni jetën më thellë

thënie

Italia jo vetëm që është djepi i qytetërimit evropian, vendlindja e disa prej gjenive të Rilindjes, dhe i vetmi vend në botë i formuar pikërisht si një çizme. Është gjithashtu një burim i mençurisë popullore. Ky është një vend i njerëzve të mahnitshëm, të gëzuar, thellësisht emocionalë që adhurojnë verën dhe dashurinë.

Me pak fjalë, ne të gjithë mund të mësojmë shumë nga italianët.

Ja ku janë 10 thënie të mençura italiane.

Është më mirë të jetosh një ditë si një luan se 100 vjet si një dele.

Zot më shpëto nga miqtë e mi. Unë mund të mbrohem nga armiqtë e mi.

Kur loja mbaron, mbreti dhe pengu kthehen në të njëjtën kuti.

Asgjë nuk është e pamundur nëse vërtet e dëshiron.

Mos gjykoni njerëzit sipas asaj që kanë thënë të tjerët për ta.

Asnjëherë mos e provoni thellësinë e lumit me të dy këmbët.

Në një luftë dashurie, ai që fiton është ai që largohet i pari.

Nëse doni të vlerësoheni, vdisni.

Ka dy mënyra për të argumentuar me një grua. Sidoqoftë, asnjëra prej tyre nuk funksionon.

Ai që ka lindur si një gomar nuk mund të vdesë si një kalë.