Highlight Success ZONE

10 rregullat e Elon Musk për të gjetur suksesin

Elon Musk

Gjetja e suksesit është e vështirë për të gjithë.

Duajeni ose urreni atë, Elon Musk ka një rekord impresiv. Emri i tij u bë i njohur për hapësirën, veturat, internetin e shumë të tjera, por ju tashmë i keni ditur këto.

Ajo që ne duam që ju të dini është se si Elon Musk arriti të bëhet aq i suksesshëm dhe të ketë pasuri prej 20 miliard dollarësh?

Përgjigja më e afërt që kemi, është të ndjekim rregullat e tij për të arritur atë që doni në jetë dhe për të gjetur suksesin.

1. Kurrë mos u dorëzo;

Pasi deklaroi bankruptimin, ai nuk u dorëzua asnjëherë. Provoi përsëri. Ai në një intervistë tha : “Unë nuk dorëzohem kurrë, përvec kur të vdes.”

2. Duhet me të vërtetë ta duash atë që bën;

“Në çfrarëdo fushe të jeni futur, edhe nëse jeni më i miri nga më të mirët, gjithmonë ka një shans për dështim. Prandaj është me të vërtetë e rëndësishme ta duani atë që jeni duke bërë. Sepse nëse nuk  jë pëlqen, duhet ta dini se jeta është mjaft e shkurtë.”

3. Mos dëgjoni njerëzit e vegjël;

Nëse besoni në vetëvete, mos dëgjoni ata që ua kanë zili. Tregojuni atyre të kundërtën.

4. Keni guxim dhe rrezikoni;

“Tani është koha të rrezikoni. Sa më të vjetër që jeni aq më shumë obligime keni, dhe nuk merrni mundin të rrezikoni. Prandaj tani është koha e duhur të rrezikoni. O tani o kurrë!

5. Punoni “super shumë”;

“Punoni shumë. Çdo orë që nuk jeni në gjumë, punoni. Le të themi se dikush ka kompaninë e njejtë si tuajen, por ai punon 50 orë, kurse ju 100, atëherë ju do të bëni shumë më shumë se ajo  kompani për 1 vit.”