Highlight Të tjera

10 pjesë të shkëputura nga urtësia budiste për t’iu ndriçuar gjatë rrugës tuaj

Budizmi

Budizmi na mëson se çdo person mund të arrijë ndriçimin. Shkrimtari i famshëm dhe i njohur Patrick Lafcadio Hearn, ishte ndër ata që u bënë të bindur për këtë. Në fund të shekullit të 19-të, ai udhëtoi nëpër Japoni, duke kataloguar aforizmat e ndryshme nga tradita budiste e vendit, të cilat ishin të popullarizuara mes njerëzve të thjeshtë.

Thënie të tilla ofrojnë një vështrim interesant në ndikimin që filozofia budiste ka pasur në të menduarit, fjalën dhe mënyrën e jetës së japonezëve.
Por budistët gjithashtu mund të na mësojnë diçka të rëndësishme. Nëse dëshironi të arrini një gjendje më të shëndetshme mendimi, ne fuqimisht ju rekomandojmë leximin dhe zbatimin e këtyre deklaratave.

Unik Portal ju sjellë 10 pjesë të shkëputura nga urtësia budiste.

Virtyti është kthimi i virtytit; e keqja është kthimi për të keqen.

Madje edhe një djall, kur ju jeni mësuar me sytë e tij, mund të ju duket një njohje e këndshme.

Asgjë nuk do të rritet, nëse fara nuk do të mbillet.

Jini mësues të zemrës suaj: mos lejoni që zemra të bëhet mësuesi juaj.

Të gjitha gjërat janë thjesht ëndrra.

Takimi është vetëm fillimi i ndarjes.

Mësoni të harroni – aty qëndron çelësi i lumturisë.

Gjithë epshi është pikëllim.

Trupi torturohet vetëm nga demonët e zemrës.

Lulja kthehet prapa në rrënjët e saj.