Highlight Të tjera

10 arsyet pse ndonjëherë më mirë është të jeni beqar/e!

Ne të gjithë duam të duam dhe të na duan, dhe nganjëherë jemi gati të sakrifikojmë lumturinë tonë për hir të dashurisë. Por, rezulton se marrëdhëniet mund të jenë vërtetë e papërshtatshme për rritjen dhe zhvillimin personal. Ndërsa vitet e tua të vetme mund të konsiderohen si koha më produktive dhe çliruese e jetës suaj.

Ne në Unik kemi mbledhur 10 arsye që dëshmojnë rastet kur është më mirë të jesh vetëm se sa me dikë bashkë.

 

  1. Ju mund të bëni atë që dëshironi.

Shijet ndryshojnë, dhe ata që kanë qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë e dinë këtë më mirë se cdo kush tjetër. Çfarë duhet të hani për darkë, cilën lloj muzike do të dëgjoni gjatë në mbrëmje, ratit, nëse do të bëni pazar apo do të shikoni një lojë futbolli – gjithmonë keni këto mos pajtime të vogla me partnerin tuaj, edhe pse nuk doni të lëndoni ndjenjat njëri tjetrit.

Kur je vet ti ke  mundësinë të bësh çfarë të duash dhe askush nuk do të të  fajësojë për zgjedhjen tuaj.

 

  1. Nuk keni nevojë të sakrifikoni vetën

Pas një dite të vështirë të punës, ndoshta nuk keni interes për të gatuar një darkë të shëndetshme ose të ndani shtratin tuaj me dikë tjetër. Dhe sigurisht që nuk  keni arsye për të veshur të brendshmet që atij I pëlqejnë aq shumë.  Në fakt, është vërtetuar tashmë nga disa studime se të qenit  vetëm është mënyra më e mirë për të garantuar një pushim të plotë gjatë natës. Dhe, siç e dini, ata që flenë mirë kanë tendencë të kenë sistem imunitar të fortë, zemër të shëndetshme dhe rrezik më të vogël për tu prekur nga diabeti.

  1. Kur jeni vet bëni më shumë kujdes për trupin tuaj

Kur jeni bashkë me dikë, prireni të  bëni jetë të pashëndetshme, rrini shumë zgjuar duke shikuar televizor, hani shpesh dhe nuk  merreni me aktivitete fizike. Kështu rrezikoni të shtoni shumë në peshë. Duke qenë vetëm ju keni më shumë mundësi të përqednroheni tek vetja dhe trupi juaj.  Disa studime tregojnë se njerëzit që jetojnë vetëm kanë më shumë gjasa të ushtrojnë rregullisht dhe të plotësojnë sasinë e rekomanduar të aktivitetit fizik javor.

 

  1. Ju qëndroni në kontakt me miqtë tuaj

Nëse je në një marrëdhënie, shpesh duhet të sakrifikosh lirinë tënde personale. Nuk është e lehtë të gjesh kohë për të ndjenjur me miq, sepse gjithmonë ke një partner që duhet marrë parasysh. Zakonisht çiftet kalojnë shumë kohë së bashku në mënyrë që ata të kultivojnë dhe përmirësojnë marrëdhënien e tyre. Përkundrazi, njerëzit që jetojnë vetëm kanë më shumë gjasa të shoqërohen me miqtë dhe fqinjët e tyre personalisht dhe përmes mediave sociale dhe gjithashtu marrin pjesë më shpesh në aktivitete të ndryshme shoqërore.

 

  1. E gjitha koha është në dispozicion vetëm për ty

Kur je i vetëm, ti je përgjegjës vetëm për veten tënde. Vetëm imagjinoni – ju nuk keni për të korrigjuar orarin tuaj,vetëm  sepse partneri juaj nuk dëshiron të shkojë në një restorant me ju ose papritmas I del ndonjë punë tjetër.  Në vend të kësaj, ju mund të bëni planet tuaja dhe asgjë nuk mund t’ju ndalojë.  Ju keni kontroll të plotë mbi kohën tuaj  dhe mund të planfifikoni cfarë të doni.

 

  1. Ju ndiheni më të relaksuar.

Kur jemi në një marrëdhënie, ju vazhdimisht  analizoni sjelljen tuaj në situata të caktuara, sepse shqetësohemi për të ardhmen tuaj si çift. Keni frikë të bëni gabime që mund të trembin parnterin tuaj dhe kjo gjatë  gjithë kohës ju shkakton presion. Të qenit  vetëm zvogëlon ndjeshëm nivelet e stresit dhe ankthit dhe ju mëson se si t’i kontrolloni më mirë emocionet tuaja.

 

  1. Ju bëheni më produktiv.

Vetmia përmirëson përqendrimin tuaj dhe rrit produktivitetin tuaj. Kjo është arsyeja pse shumica e artistëve, muzikantëve dhe autorëve përpiqen të heqin të gjitha mundësitë që të ndërprehen kur janë duke punuar në dicka të re. Pra, në vend që të bisedoni me partnerin tuaj gjatë gjithë ditës, më në fund mund të përqendroheni në punën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni më shumë punë në një kohë më të shkurtër dhe ndoshta të ndërtoni një karrierë të suksesshme.

 

  1. Ju vendosni prioritetet tuaja.

Kur jeni në një marrëdhënie, gjithmonë duhet të merrni parasysh opinionin e partnerit tuaj. Kjo është arsyeja pse shumica e çifteve kalojnë shumë kohë duke planifikuar dasma, pushime dhe ngjarje të tjera të rëndësishme së bashku. Megjithatë, ata kurrë nuk planifikojnë të nxjerrin maksimumin nga jeta e tyre dhe kjo i lë ata në fund të fundit të pakënaqur.

 

  1. Ju kurseni energjinë tuaj.

Ndonjëherë, duke qenë në lidhjen e gabuar mund tju bëjë të humbni shumë energji. Nervoza, fjalet dhe diskutimet e ashpra, ju bëjnë të ndiheni person I shpenzuar dhe të mos mendoni asgjë tjetër vetëm në përmirësimin e lidhjes, duke harruar punën dhe zhvillimin personal.

  1. Ju njihni veten tuaj të vërtetë

Në shumë raste partneri ndikon në mënyrën se si ne e formojmë opinionin tonë për jetën dhe vetën tonë. Ndonjëherë harrojmë të mendojmë me koken tonë.  Ju sikur harroni të dëgjoni zerin tuaj të brendshëm. Prandaj kur jeni vet ju keni mundesi të ktheheni tek vetja, të njihni vetën më shumë si dhe të përkrahni ndjenjat tuaja.