ndjenja e dashurisë

Dashuria

Zonat e trurit që prodhojnë ndjenjën e dashurisë

By Edone Podvorica

September 07, 2017

Sa herë mendojmë tek dashuria ose përpiqemi të deshifrojmë ndjenjat tona, na shkon mendja të fluturat në stomak.  Për vite me radhë shkenca është përpjekur që të zbulojë misteret e dashurisë.

Të kuptuarit e dashurisë nuk është gjë e lehtë, në veçanti kur bëhet fjalë për kuptimin e vetvetes, ndjenjave tona ndaj dikujt tjetër.  Gjithçka që është e ditur fare mirë është fakti se ky është një reaksion shumë i shpejtë, ndjenja të jashtëzakonshme dhe gjithëpërfshirëse të të qenët kokë e këmbë në dashuri dhe çmendurisht i lidhur me një person tjetër.

Sipas studiuesve bëhet  fjalë për disa zona të trurit, të cilat janë aktive në krijimin e ndjenjave të dashurisë. Këto zona janë aktive edhe kur njerëzit janë nën ndikimin e alkoolit apo drogave të ndryshme, që i bie se euforia është e njëjtë.

Janë disa rajone të trurit si: dorsolateral, frontal, apo anterior, si dhe elemente kimike të tilla si dopamina dhe oksitoksina, përfshihen në krijimin e ndjenjave të dashurisë

 

Në anën tjetër është konstatuar se të kuptuarit e këtyre zonave trunore që aktivizohen gjatë përjetimit të dashurisë së vërtetë mund t’ju ndihmojë mjekëve që të kuptojnë më mirë problemet psikologjikë dhe terapeutike, duke gjetur kështu trajtimet e reja për çiftet që vuajnë nga varësia ndaj dashurisë, të ndjerit të pa dashuruar apo të vetmuar, ose të refuzuar në dashuri.