Të tjera

Zhvillo besimin…

zhvillo besimin

Ja tre udhërrëfyes që propozon Unik Portal  për fitimin dhe forcimin e fuqisë së besimit:

  1. Mendo sukses, mos mendo dështim. Në punë, në shtëpinë tënde, zëvendësoje të menduarit për dështim me të menduarit për sukses. Kur ballafaqohesh me situatë të vështirë, mendo, “Do të fitoj”, e jo “Me siguri do të humb”. Kur garon me dikë tjetër, mendo “Jam i barabartë me më të mirin”, e jo “Jam prapa”. Kur paraqitet shansi, mendo “Mund ta bëj këtë”, kurrë “Nuk mundem”. Le të jetë mendimi kryesor “Do të kem sukses” mbizotërues në procesin tënd të të menduarit. Të menduarit suksesin e kushtëzon mendjen tënde të krijojë plane që prodhojnë sukses. Të menduarit dështim e bën pikërisht të kundërtën. Të menduarit dështimin e kushtëzon mendjen të mendojë mendime tjera që prodhojnë dështim.

 

  1. Kujtoja vetes rregullisht se je më i mirë se që mendon se je. Njerëzit e suksesshëm nuk janë supermenë (mbinjerëz). Suksesi nuk kërkon superintelekt. As nuk ka ndonjë gjë mistike për suksesin. Dhe suksesi nuk bazohet në fat. Njerëzit e suksesshëm janë thjesht njerëz të zakonshëm që e kanë zhvilluar besimin në veten dhe në atë që e bëjnë. Kurrë mos e shit veten nën çmim, pra mos e nwn vlerwsoni vetwn.

 

  1. Beso në përmasa të mëdha. Madhësia e suksesit tënd përcaktohet nga madhësia e besimit tënd. Mendo qëllime të vogla dhe prit arritje të vogla. Mendo qëllime të mëdha dhe fito sukses të madh. Kujtoje edhe këtë! Idetë e mëdha dhe planet e mëdha janë shpesh më të lehta – gjithsesi jo më të vështira – se idetë e vogla dhe planet e vogla./Unik Portal/