Highlight UNIK +

Zgjimi shpirtëror, si ndodhë?

zgjimi shpirtëror
Valdet Fetahu

Motivues

Shumë njerëz zgjohen, e që as vetë nuk janë të vetëdijshëm se çfarë iu ka ngjarë.

Një ndjenë e çuditshme deliriumi dhe çmendurie, e cila zgjatë prej kohësh, sikur e kemi humbur veten dhe nuk mund të gjendemi.

Kemi një manifestim të pashpjegueshëm në formë të energjisë që rrymon, na duket sikur vibrojmë  përbrenda dhe sikur mbi ne janë vërshuar të gjitha emocionet që ekzistojnë.

Në të njëjtin moment totaliteti i plotë ka ra  mbi ne dhe tërë këtë e ndjejmë në thellësinë  e qenies sonë. Kombinim i papërshkrueshëm i euforisë dhe qetësisë sikur rrymojnë nëpër trupin tonë dhe secila në kompleksitetin e vetë është në kundërshtim në të njëjtën kohë, e përzier gumzhon dhe shpërndahet nëpër gjithë trupin tonë nga të gjitha anët.

Çfarë në të vërtetë është ky zgjim?

Zgjimi paraqet lindjen e gjenit shpirtëror në pjesën më të fshehur të zemrës sonë.

Zgjimi është transformim nëpër të cilën kalojmë si shpirt, ky është proces i vetëdijesimit të plotë të Qenies Supreme, proces që paraqet kujtesën e plotë. Zgjimi është njohje, e që vetë nuk jemi të vetëdijshëm për çfarë, momenti kur lind nevoja për të ditur, e që vet nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë duhet ditur. Ndjenjat – huti e plotë dhe vërshime e të kundërtave, të cilat shtjellën në trup, ndryshim total i disponimit të shkaktuar nga asgjëja, trishtim i paparë dhe lumturi absolute në të njëjtën kohë, sulme intuitive dhe forca të pashpjegueshme të cilat na kalojnë nëpër trup. Një shpërthim brenda nesh, por të cilit nuk mund t’ia përcaktojmë lokacionin, megjithëse jemi të vetëdijshëm se ka ndodhur, e kemi dëgjuar dhe ndjerë në të njëjtën kohë. Sikur e tëra ka ra mbi ne dhe kemi ndjerë jetën dhe pikëllimin e secilit, dhimbjen, dashurinë dhe gëzimin, dhe çdo gjë në botën që ekziston në një intensitet të paqartë të fuqishëm, në një formë gjithëpërfshirëse dhe në të njëjtën kohë plotësisht i pashpjegueshëm, hutues, i tmerrshëm dhe i mrekullueshme. Ky është zgjimi!

Euforinë që e ndjejmë është lumturia, dashuria, bukuria, mirësia në formën e saj më të pastër, në formën e saj nismëtare, në formën e posalindur.

Prej tash vetëdijshëm do ta kuptojmë dhe ndjejmë se cili është thelbi i këtyre fjalëve shumë të bukura. Do të fillojë të krijohet një ndjenjë e pabesueshme dhe nevojë për baras -peshë, për harmonizim.

Për krejt çfarë jemi të uritur të dimë, të kuptojmë, të arsyetojmë, do të vijë ngadalë, për secilin individualisht, në mënyrën që do të jetë më e pranueshme për fillimin e kësaj lindjeje të re nëpër të cilën kalojmë, sepse kjo është në të vërtetë sikur tani kemi lindur, por me vetëdije momentale, me kuptueshmëri të plotë se jemi të posalindur. Kjo është sikur deri dje ka qenë jeta jonë e shkuar, e sot jemi foshnje. Inkarnimi i ri në këtë jetë.

Duhet të jemi të gatshëm në sulmet e ngjarjeve të sinkronizuara me mendimet tona, me nevojat tona për të ditur më shumë, me dëshira të sinqerta për mënyrën e pabesueshme të realizimit, dashurisë pasuese për gjithçka dhe për çdo kënd. Do të ndjejmë nevojën të flasim vazhdimisht për çdo gjë që ndjejmë, të gjithë do të mendojnë se vetëm atyre iu ndodh kjo dhe të gjithë do të mendojnë se janë çmendur.

Do të lidhemi me shpirtat e tjerë, do të lindë nevoja për bashkim dhe unitet, për ndryshimin e disa bindjeve rutinore, do të lindë një dashuri e pabesueshme ndaj vetes, një këndvështrim tjetër për botën, do ta vërejmë bukurinë e natyrës, nevojën për hulumtim, nevojën për të ndryshuar ushqimin, ndjenjën e bukurisë së harruar, të kuptuarit e kohës në tjetër mënyrë, ndjenjën e rëndësisë të jetohet në të tashmen, nevojën për të larguar gjithçka që nuk na shërben më, të kuptuarit e programit të quajtur ego, ndjenjën e plotë të forcës së brendshme, faljen, dëshirën për të qëndruar vetëm, ndryshimin e këndvështrimit ndaj situatës, ndryshimi i reagimit ndaj gjërave të caktuara – janë vetëm disa nga fazat nëpër të cilat do të kalojmë dhe që do të na përgatisin për veprimin pauzës kah njohja.

Dua t’ju them se nuk jeni të çmendur, se gjithçka është ashtu siç duhet të jetë.

Me çdo rilindje secili shpirt përsëri i kujtohet, se kjo që tani po e ndjeni në trupin tuaj pikërisht është zvarritje e kujtimeve të cilën shpirti juaj e ka përjetuar prej se është formuar. Zgjohemi për tu kujtuar se kush jemi. Zgjohemi për të ndërprerë ciklet e karmës. Zgjohemi që më në fund të jetojmë. Zgjohemi për të kuptuar esencën dhe lehtësinë e rrojtjes. Zgjohemi për ta falur veten dhe të tjerët. Zgjohemi për të parë se kjo rreth nesh është pikërisht brenda nesh. Zgjohemi që pemës ndryshimit personal, të ndryshojmë botën. Zgjohemi për të kuptuar se kush me të vërtetë jemi. Zgjohemi për të pare veten tek të tjerët dhe të tjerët në veten tone. Zgjohemi që përsëri të lidhemi.