Highlight Të tjera

Zgjidhni problemin e vetë-motivimit

zgjidhni problemin

Ka mënyra të shumta të cilat mund t’i përdorni për të motivuar veten, ato elementet energjikë në sistemin tuaj që aktivizohen kur përqafoni dikë, kur qeshni, këndoni, kërceni apo vraponi.

Kur kënaqeni, kimia e trupit tuaj ndryshon dhe juve ju vijnë vrulle biokimike motivimi dhe energjie. Gjithçka që ju bëni mund të transformohet në diçka interesante dhe të gëzueshme.

Konsiderohet se vetëm njerëzit me imagjinatë mund të hyjnë tek elementët e tyre të brendshëm krijues, teksa qëndrojnë në vetminë e një qelie burgu.

Mos u përpiqni të dilni jashtë vetes për të kërkuar diçka që ju zbavit. Nuk ekziston gjëkundi. Është brenda jush. Mundësia që të zbaviteni ekziston brenda sistemit tuaj të energjisë, energjia e zemrës dhe mendjes tuaj. Aty do ta gjeni . Përpiquni që të gjeni euforinë e natyrshme që ju duhet për të qëndruar të motivuar. Nisni duke zbuluar se çfarë i ndodhë humorit dhe energjisë tuaj kur qeshni, këndoni, ecni, vraponi, kur përqafoni dikë apo kur përfundoni një punë. Më pas mbështesni këto përvoja duke i thënë vetes se nuk jeni më të interesuar të bëni ndonjë gjë që nuk është zbavitëse. Nëse nuk arrini ta shihni menjëherë anën  zbavitëse të diçkaje, gjeni një mënyrë për ta krijuar.  Nëse  e keni bërë një detyrë zbavitëse, do ta keni zgjidhur problemin e vetë motivimit./Unik Portal/