Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Zëvendëso shqetësimin me veprim

shqetësim

Mos u shqetësoni, ose në vend të kësaj, jo vetëm mos u shqetësoni, por bëjëni shqetësimin të kthehet në veprim. Kur shqetësoheni për diçka, bëjini vetës pyetjen vepruese “ Çfarë mund të bëj për këtë tani?

Dhe më pas bëni diçka.

Çfarë të jetë, një gjë te vogël.

Shumicën e jetës, njerëzit e kalojnë duke i bërë vetes pyetjen e gabuar, sa herë që shqetësohen. Dhe, pyesni vetën “Çfarë duhet të ndjej për këtë“. Provoni që pyetjen e njëjtë ta formuloni ndryshe. Provoni të pyesni “Çfarë mund të bëj për këtë“?

Më në fund do ta zbuloni se do të jeni shumë më i lumtur, kur pyetjen vetës do t’ia shtroni ndryshe, me më shumë optimizëm.

Mos u shqetësoni nëse mbrëmë keni pasur një bisedë të hidhur me të dashurin ose dashurën. Derisa i bëni vetës pyetjet “pse ia thash këtë ose atë”. Më mirë mendoni nëse mund t’i dërgoni një tufë lule, ti telefononi, ose ti lini një shkrim të këndshëm.

Të gjitha këto mundësi janë veprime dhe kur veproni diçka, shqetësimi largohet. Nëse ju shqetëson diçka , gjithmonë bëni diçka për të. Nuk ka pse të jetë diçka e madhe që ta zhdukë. Mund të jetë diçka e vogël. Por, efekti pozitiv që do të ketë tek ju do të jetë i pamasë.

Mbi gjërat që ju shqetësojnë duhet të veproni, jo thjeshtë t’i mendoni. Mos u frikësoni nga veprimi, mund të jetë i vogël dhe i thjeshtë, për sa kohë që veproni. Edhe veprimet e vogla do t’i largojnë frikërat. Frika e ka të vështirë të qëndrojë njëkohësisht me veprimin. Kur ka veprim nuk ka frikë.Kur ka frikë ka veprim.

Herën tjetër që do të shqetësoheni për diçka, pyesni vetën “Çgjë të vogël mund të bëj tani?“ Më pas bëjeni.

Të veproni mbi frikërat e juaja ju liron për gjëra të tjera. Heq frikën dhe pasigurinë nga jeta e juaj dhe ju vendos në kontroll për të krijuar atë që doni.

Thjeshtë bëjeni…