Highlight Të tjera

Zbulojeni se kush jeni..

Zbulojeni se kush jeni

Shumica prej nesh presin që të zbulojnë se kush jemi, nga përshtypjet dhe mendimet që marrim nga njerëzit e tjerë. Të ashtuquajturin imazhin tonë, ne e bazojmë në mënyrën se si na vlerësojnë. “Oh, vërtet mendon se jam i mirë në këtë gjë?” pyesim ne, kur dikush na komplimenton. Nëse bindemi se kanë qenë të sinqertë dhe e kanë vërtetuar këtë, mund të përpiqemi të përmirësojnë imazhin për vetën tonë.

Është diçka e mrekullueshme të marrim reagimin e të tjerëve, sidomos atë pozitiv. Të gjithë kemi nevojë që të jetojmë dhe të ndihemi mirë. Por kur kjo është gjithçka që kemi, rrezikojmë të jemi shumë më pak nga që mundemi, sepse vlerësimi ynë për veten tonë varet nga të tjerët. Dhe gjithçka që ata shohin kurrë nuk është çfarë kemi brenda nesh, që pret të dalë. Meqë nuk mund ta shohin këtë, gjithmonë do të na nënvlerësojnë.

Udhëtimi juaj mund të jetë i brendshëm. Ju mund të udhëtoni thellë e më thellë brenda jush, që të zbuloni potencialin tuaj. Potenciali juaj, është identiteti juaj i vërtetë – pret vetëm motivimin që të shfaqet. “Sepse ky është udhëtimi që burrat dhe gratë bëjnë.” Thotë James A. Michener,”për të zbuluar vetveten. Nëse dështojnë, nuk ka rëndësi ajo që gjejnë.”

Lëreni mbështetjen dhe komplimentet të jenë thjesht erëzat në jetën tuaj. Por vaktin e jetës përgatiteni vetë. Mos shihni jashtë vetes për të zbuluar se kush jeni, shihni brenda dhe krijojeni atë që jeni.