Highlight Të tjera

Zbulo vetën duke qëndruar disa çaste në ditë vetëm

zbulo vetën

A jeni para një udhëkryqi të madh?

Për një kohë të gjatë, qëndroni ulur në qetësi me veten tuaj, pa asnjë tjetër pranë. Relaksohuni tërësisht. Mos e lini televizorin apo muzikën  ndezur. Vetëm qëndroni me veten. Vëreni se çfarë do të ndodhë. Ndjeni se si i bashkoheni heshtjes. Vështroni se si filloni të qartësoheni, vështroni se si ndiheni më mirë, më qetë dhe më rehat me veten.

Kur rrini ulur në qetësi, ëndrra e vërtetë e jetës suaj fillon t’ju japë ide dhe valë motivimi. Në jetën e sotme ndërvepruese, e qytetëruar dhe plot me informacione, ju ose po jetoni ëndrrën tuaj, ose atë të dikujt tjetër. Dhe derisa t’i jepni ëndrrës tuaj kohën dhe hapësirën që i duhet për t’u formuar, thjeshtë keni për ta kaluar pjesën e mirë të jetës duke ndihmuar të tjerët ti bëjnë ëndrrat e tyre realitet.

Të gjitha problemet e njeriut shkaktohen nga paaftësia e tij për të ndenjur vetëm, në qetësi, në një dhomë, për çfarëdo periudhe kohore.

Idetë e mëdha vijnë kur jemi në dush, pasi është i vetmi moment gjatë gjithë ditës kur jemi tërësisht vetëm. As televizor, as filma, as radio, as familje, as kafshë shtëpiake-asgjë që ta shpërqendrojë mendjen tonë nga biseda me veten.

Njerëzit kanë frikë se do të vdesin nga mërzia apo frika, nëse qëndrojnë vetëm sadopak. Disa njerëz shpërqendrohen kaq shumë, saqë kur mbeten vetëm u duket sikur janë zhytur në një vaskë që I privon nga ndijimet. E vërteta është se, i vetmi motivim real që ne përjetojmë është motivimi që na vjen nga brenda. Dhe nëse qëndrojmë vetëm aq gjatë sa duhet, do të na vijnë gjithmonë ide motivuese. Mënyra më e mirë për ta kuptuar botën është ta shkëpusni veten prej saj.

Kur ju merrni informacion të tepërt ju hutoheni. Duke qenë gjithë kohën të zënë, të ngjitur  pas celularit, gjithë ditën jashtë, pa asnjë mundësi për të reflektuar, në fund do t’i servirni vetes një ndjesi të fortë hutimi. Kura për këtë është e thjeshtë dhe pa dhimbje. Procesi nuk është i ndërlikuar.  Thjeshtë rrini në dhomën tuaj, ulur, në heshtje, pa lëvizur dhe vetëm.

Bota do t’ju ofrohet e gjitha, që ju ta zbuloni. Nuk ka zgjedhje tjetër, përveç së t’ju hidhet përpara këmbëve gjithë gëzim.