Highlight Modë & Bukuri

Zakone të njerëzve me të vërtetë të bukur!

Zakonet

Njerëz të bukur janë ata që vetëm me një shikim të vënë në paqe me botën!
Ata që vetëm me një shikim duket sikur përmbajnë të gjithë harmoninë që ekziston mbi natyrë!

Por, bukuria sa është e jashtme është edhe e brendshme. Ndonjëherë aq e fuqishme di të jetë bukuria e brendshme, saqë mund të ndryshoj gjëra që janë dukur të pamundura.

Nënë Tereza, Jezusi i Nazaretit, Mohandas Gandhi, Martin Luther King, Jr., Gautama Buda, Nelson Mandela, John Lennon, Princesha Diana janë emra të njerëzve me të vërtetë të bukur që mbrapa tyre kanë lënë histori që janë bërë frymëzim për të tjerët.

Ka miliona njerëz në këtë planet të cilët  me punën e tyre, qofshi të famshëm ose jo, po mbështesin njerëzit kudo. Dhe, gjithsesi bota ka nevojë për njerëz të tillë, të bukur nga jashtë dhe brenda.

 

Por, a e  keni vërejtur ndonjëherë se njerëzit e bukur , të qetë, të dashur,  ndajnë shumë karakteristika të njëjta?

Të gjithë duket se kanë një lloj “shkëlqimi” !

Unik sot ju sjell 8 karakteristika të njerëzve me të vërtetë të bukur. Patjetër, nuk dyshojmë që do ta gjeni vetën në mesin e këtyre veçantive.

 

Njerëzit e bukur ofrojnë shumë dashuri

Po, njerëz me të vërtetë të bukur janë të dashur. Ata e tregojnë këtë dashuri në një mori mënyrash dhe zakonisht është e dukshme në atë që ata bëjnë dhe thonë. Bukuria e vërtetë dhe natyra e tyre e dashur i bëjnë ata persona të veçantë nga të tjerët. Dashuria që dhurojnë njerëzit e bukur është vërtetë e veçantë dhe di ti bëj njerëzit shumë të lumtur.

Njerëzit e bukur janë të aftë ti bëjnë të tjerët të lumtur

Njerëzit e bukur e kanë këtë veti. Ata mund ti bëjnë të tjerët përreth vetës shumë të lumtur. Ata janë në gjendje të sakrifikojnë nga veta dhe  shkojnë deri në vetëmohim vetëm që të tjerët ti shohin të lumtur.

Njerëzit e bukur duan paqen

Martin Luther King Jr është një shembull i jashtëzakonshëm i paqes, dhe mbetet inspirim për miliona njerëz në Botë. Në këtë kohë kur stresi ka kapluar njerëzit, kur konfliktet janë tepër të shpeshta, janë njerëzit e bukur ata që duan të vendosin paqe në çdo rast.

Njerëzit e bukur janë të drejtë

Njerëzit e bukur janë persona shumë të drejtë, dhe dinë të gjykojnë drejt. Edhe në rastet kur  ka manipulime ata dinë të vlerësojnë drejt dhe zgjedhin të thonë gjëra që janë të argumentuara.

Njerëzit e bukur  e kuptojnë kur dikush nuk është i sinqertë me ta

Përulësia dhe bukuria e vërtetë e brendshme janë tipare të pandashme. Njerëzit e të bukur kuptojnë se ata, përkundër qëndrimeve të të tjerëve, nuk janë më shumë dhe jo më pak njerëzorë se të gjithë të tjerët. Disa njerëz shfaqin një ndjenjë të përulësisë së rreme, por kjo mund të zbulohet shpejtë. Njerëzit me bukuri të vërtetë e njohin lehtë këtë mashtrim.

Njerëzit e bukur janë të ndjeshëm

Njerëzit e vërtetë të bukur e shohin ndershmërinë në fjalë dhe vepër, jo vetëm si një sjellje fisnike, por edhe e domosdoshme. Qëndrime të tilla shtrihen edhe kur këta njerëz e shohin vetveten. Në kontekstin e vërtetësisë, ata i kushtojnë rëndësi të madhe të mbeten të vërteta ndaj vetes.

Njerëzit e bukur e shohin forcën tek drejtësia

Ka qenë Gandi ai që ka thënë: “Forca nuk vjen nga aftësia fizike. Ajo vjen nga një vullnet i pamposhtur. “

Ky citat është po aq i fuqishëm, i rëndësishëm dhe me kohë. Ashtu si në kohën e Gandit, shumë fuqi sot e shohin forcën vetëm nëpërmjet lenteve të fuqisë ushtarake dhe akumulimit të armëve. Njerëz të vërtetë të bukur e shohin drejtësinë si të vetmen  masë të vërtetë (dhe e nevojshme) të forcës. Duhet guxim, forcë dhe vullnet për të marrë qëndrim për atë që është e drejtë. Dhe për ta bërë këtë pavarësisht nga prania e frikës.