Highlight Yoga

Yoga shëron këto dhimbje

Yoga

Nuk është sekret që Yoga ndihmon në shërimin e trupit tonë. Akitiviteti fizik  shëron trupin dhe trurin tuaj. Kështu ne bëhemi më të përgjegjshëm mbi gjërat e rëndësishme që duhët të bëjmë mbi të qënit i shëndetshëm.

Edhe Yoga padyshim se hyn në këtë grup. Ka shumë mënyra se si Yoga mund të qetësojë dhimbjen tuaj: frymëmarrje të thellë, meditim, lëvizje të vëmendshme, flukse dinamike, ndryshim perspektivash dhe të tjera.

Më poshtë gjeni disa mënyra se si mund t’ju ndihmoj Yoga në disa llojë të dhimbjes së trupit. Duke praktikuar Yoga, ju do të hetoni çdo ditë e më pak dhimbje të mesit,shpinës  dhe gjunjeve.

Shtrijuni në tokë dhe ngritni këmbet lartë. Rrokullini ngadalë, anash, majtas dhe djathtasd për të masazhuar zonën e shpines. Ndër kokë mund të vendosni një jastëk të hollë.

Nëse kjo është e vështirë, vendosni diçka  nën këmbët tuaja.. Mundohuni t’i shkrini të katër anët e shpinës në tokë.

Dhimbje në qafë

Yoga vepron në të njëjtën mënyrë si për dhimbjen e qafës, ashtu edhe për dhimbjen e shpinës duke forcuar muskujt dhe duke hapur hapësirën midis eshtrave të shpinës dge të qafës. Ju gjithashtu mund të lironi edhe nofullën tuaj.

Për dhimbjen e qafës,ju duhet të merrni këtë pozicion dhe të provoni të prekni me mjekërr gjoksin tuaj, me qëllim që të shtrini muskujt e qafes dhe të lironi presionin që ndjeni. Për të forcuar qafën tuaj, duart tuaja duhet të gërshetohen pas kokës tuaj. Shtypni shumë lehtë kokën tuaj në duart tuaja dhe anasjelltas. Duke e bërë këtë vëprim provoni të numëroni 5 frymëmarrje tuaja në maksimum 30 sekonda. Për të shtrirë tensionin e qafës, forma të tilla si qëndrimi i shpatullave ose pozita e “lepurit” mund të jenë të mrekullueshme.

Dhimbje në gju

Dhimbja në gjunjë mund të jetë nga një numër i madh problemesh, por të gjitha ato rezultojnë në inflamacion dhe në fund të fundit vjen deri te destabilizimi i gjurit.

 

Shmangni pozicionet e gjunjëzimit dhe përqëndrohuni më shumë tek ushtrimet që aktivizojnë muskujt e kofshëvë tuaja, sepse kështu ju do të filloni stabilizimin e të gjitha indeve dhe rigjenerimin e tyre.

Gjithmonë sigurohuni që kur jeni në këtë pozicion të shihni pjesën tuaj të përparme, pra këmbet e juaja, të cilat duhet i mbani sa më afër njëra tjetrës.

 

Dhimbje në kyçin e këmbës

Këmbet gjithmonë zakonisht kanë nevojë për forcim, dhe Yoga  më të vërtetë bën një punë të jashtëzakonshme për këtë. Ngrohni fillimisht këmbët e juaja me ushtrime të lehta, dhe pastaj mund të kaloni tek ushtrimet e tjera që do të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të këmbeve.

Shtrini këmbet e juaja ngadalë, derisa të llogartini që nuk mundeni më shumë, pa i shkaktuar vetës dhimbje dhe do të shihni se ky ushtrim do t’ua largojë presionin që po e ndjeni në këmbet dhe kyçet tuaja.