Highlight Meditimi Yoga

Yoga mund t’ju ndihmoj të flini më mirë…

gjumi

Sipas shumë personave Yoga mund  të ketë impakt të mahnitshëm në stilin tuaj të jetesës e sidomos në gjumin tuaj. Unik Portal ju prezanton 4 mënyra se si Yoga do t’ju ndihmojë në përmirësimin e gjumit tuaj.

1. Yoga redukton stresin.

Nëse ka një gjë që yoga mund të bëjë për ju, është zvogëlimi i stresit. Dhe mos u mashtroni, stresi shfaqet në shumë mënyra të ndryshme. Yoga është treguar të ulë nivelet e kortizolit në tru (dmth. “Hormon stresi”) që ndihmon në reduktimin e stresit.

  1. Yoga rregullon sistemin nervor.

Shumë persona që vuajnë ka pagjumësia vuajnë nga hyperarousal simptomë kjo e shkaktuar nga një ndodhi në jetën tuaj. Edhe nëse ndiheni të lodhur, sistemi juaj nervor ende mund të jetë i zgjuar. Prandaj yoga ju ndihmon të rregullojë sistemin tuaj nervor duke ju mundësuar të shikoni më qartë situaten.

3. Yoga ju ndihmon të krijoni një rutinë të rregullt.

Asnjë nga këshillat për rutinën e gjumit nuk janë aq efikase sa Yoga. Ajo të ndihmon të krijosh një rutinë dhe të mësosh praktika të gjumit me anë të eksperimenteve e dëgjimit të trupit tuaj. Pra përdorni yoga-n për t’iu ndihmuar të gjeni rrugën tuaj.

4. Yoga ju ndihmon të trajtoni pasiguritë tuaja.

Një nga gjërat më zhgënjyese për të mos qenë në gjendje të flini është theksimi i të gjitha gjërave që duhej bërë ditën tjetër dhe se si ju ndiheshit shumë të lodhur për t‘iu përkushtuar mjaftueshëm.

Yoga mund të jetë një mjet mahnitës për reduktimin e stresit. Nëse luftoni për të fjetur, zhvillimi i një praktike të rregullt Yoga, idealisht dy herë në ditë, mund të bëjë një ndryshim të madh.