Highlight Yoga

Yoga iu bën mirë edhe të moshuarëve

të moshuarëve

A keni menduar se jeni i/e vjetër për të bërë Yoga?

Atëherë ju themi se keni menduar gabimisht, sepse Yoga mund të bëni në çdo moshë. E tëra çfarë duhet të bëni është që të zgjidhni llojet e Yoga-s që i përshtatën aftësive tuaja dhe që ju bën të ndiheni mirë.

 

Praktikimi i Yoga-s në moshën e shtyrë mund të jetë një faktor i rëndësishëm për t’ju mbajtur fleksibil dhe duke ju bërë më vital.

 

Njerëzit humbin rreth gjysmë kg të muskujve vit pas viti, prandaj aktiviteti fizik, stërvitjet, Yoga janë ndër mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë të mirë fizike, mbajtjen e kockave të forta si dhe mendjen e shëndoshë.

Dhe, në këtë rast Yoga është një opsion shumë i përshtatshëm sepse nuk kërkon pajisje të veçanta dhe  mund të bëhet kudo.

 

Një nga gjërat më të rëndësishme ndaj kujdesit për vete është ta kuptoni se për çfarë ka nevojë trupi i juaj.

Nëse keni artrit, lëvizshmëri të kufizuar ose çështje të tjera shëndetësore, atëherë duhet të konsultoheni me një trajner të Yoga-s, për t’ju mësuar forma të përshtatshme të ushtrimeve të Yoga-s, të cilat i përshtaten gjendjes tuaj fizike dhe shëndetësore.