Lifestyle

Vlera e një buzëqeshjeje

A e dini që buzëqeshja është rregulli i dytë për t’u dashur nga të tjerët?

Buzëqeshja e juaj nuk kushton gjë dhe prodhon shumë. Vetëm mendojeni këtë. Buzëqeshja pasuron atë qe e merr, por nuk varfëron atë që e jep. Ndodhë për një moment, por efekti i saj ndonjëherë zgjatë përjetësisht.

Askush nuk është ai i pasur sa të mund të jetojë pa të dhe të varferit ndjehën të pasur kur e marrin. Sjell lumturi në jetën familjarë, vullnetin e mirë në biznës dhe është simbol i miqësisë. Është pushim për të lodhurit, rreze shpresë për të zhgënjyerit, ilaqi më i mirë i natyrës, kundër dëshprimit. Nuk mund të vidhet, as të blihet  dhe as të merret hua, sepse nuk është një mall tokësor.

Nëse, në rremujën e ditës, shikoni dikë që është aq i lodhur, sa nuk mund t’ju japë as një buzqeshje, jepini ju një atij ose asaj sepse ai që nuk ka më buzqëqeshje për të dhënë, ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për të marrë një buzëqeshje.