buzëqeshja

Lifestyle

Vlera e një buzëqeshjeje

By Bleona Foniqi

May 23, 2017

A e dini që buzëqeshja është rregulli i dytë për t’u dashur nga të tjerët?

Buzëqeshja e juaj nuk kushton gjë dhe prodhon shumë. Vetëm mendojeni këtë. Buzëqeshja pasuron atë që e merr, por nuk varfëron atë që e jep. Ndodhë për një moment, por efekti i saj ndonjëherë zgjatë përjetësisht.

Askush nuk ështëi i pasur sa të mund të jetojë pa të dhe të varfërit ndjehën të pasur kur e marrin. Sjell lumturi në jetën familjarë, vullnetin e mirë në biznes dhe është simbol i miqësisë. Është pushim për të lodhurit, rreze shpresë për të zhgënjyerit, ilaçi më i mirë i natyrës kundër dëshpërimit. Nuk mund të vidhet, as të blihet  dhe as të merret hua, sepse nuk është një mall tokësor.

Nëse në rrëmujën e ditës, shikoni dikë që është aq i lodhur, sa nuk mund t’ju japë as një buzëqeshje, jepini ju një atij ose asaj sepse ai që nuk ka më buzëqeshje për të dhënë, ka nevojë më shumë se kushdo tjetër për të marrë një buzëqeshje.