Highlight Të tjera

Vjeshta është këtu – Dhe është koha të organizoni jetën tuaj!

Vjeshta

Vera mbaroi. Ndoshta keni fëmijë e ata u kthyen në shkollë, e ndoshta edhe stresi I punës ka filluar për ju. Moti ka ndryshuar dhe a jeni ju gati për gjithë këto ndryshime?

Për shumë, vjeshta është një sezonë për të rifilluar dhe të fokusohemi në disa qëllime që mund ti kemi harruar për pak.

Prandaj merrni frymë thellë dhe lexoni këto këshilla se si të rikthehemi në jetë gjatë kësaj stine të vjeshtës.

Kthehuni në realitet

Mënyra më e mirë për të kthjellur trurin pas një vere të pushueshme është të ktheheni në realitet. Merrni një laps e një letër e shkruani të gjitha gjërat që keni për ti bërë, e që I keni lënë anash verës. Pas një dite do të vëreni që truri juaj do të rikthehet në aktiv.


Filloni ditën me një ritual

Vjeshta është një stinë për të provuar gjëra të reja. Provoni të filloni ditën me një ritual të ri, p.sh: yoga, një gotë ujë të ngrohtë me limon etj. Idea është të bëni diçka që ju pëlqen.

Pastroni shtëpinë

Kjo është koha e vitit kur duhet të pastroni shtëpinë e të rregulloni gjithë ato rroba të verës që tashmë vetëm do t’iu zënë vend. Një shtëpi e organizuar do të thotë një jetë e organizuar dhe pa stres!