Highlight Të tjera

Viti 2019 do të jetë viti që do të vendos vetën para të gjithave…

Viti 2019

Viti 2019 do të jetë viti që do ta vë vetën para çdo gjëje. Ky do të jetë viti im. Do të ndaloj së forcuari njerëzit në jetën time.

2019 do të jetë viti që do ta dua vetën para se të dua dikë tjetër. 2019 do të jetë viti që do të flas më pak e do të dëgjoj më shumë. Do të jetë viti që do të kujdesem më shumë për veten. Do të jetë viti që do të ndaloj së planifikuari, e do të filloj së bëri.

Do të ndaloj dyshimet, e do të fitoj besimin. Do të ndaloj së ankuari.

Më pak inat e zemërim, më shumë dashuri.

Më pak rrjete sociale, më pak konkurrencë, më pak krahasim.

Dua të dal më shumë jashtë. Të vlerësoj natyrën. Ky është viti I vetëbesimit. Unë dua të jem një person më I mirë. Dua të përmirësoj veten. Nuk ka asgjë të keqe të fokusohesh në veten. 2019 do të jetë viti I aventurave.

Dua të lidhem më shumë me njerëzit që I dua. Të kem ato bisedat e gjata e të thella. Ky është viti që dua të mësoj më shumë gjëra pozitive. 2018 më mësoi që po mbaja afër njerëzit e gabuar, por po hyj në 2019-tën me një libër të bardhë, që do ta mbushi.

Dua që ky vit të jetë pa stres, e pa shqetësime. Nuk ka më natë depresive. Jo më, falje pse jam kaq emocional. Nuk do të mendoj më për njerëzit që nuk mendojnë për mua. Nuk do të shqetësohem më se çfarë mendojnë tjerët për mua. Sepse ajo që mendoj unë për veten, ka më së shumti rëndësi.

Në 2019-tën do të gjej vetëm bukuri, lumturi e dashuri. 2019 do të jetë viti im.