Highlight Shëndeti

Vitamina D dhe shtatzënia

vitamina D

Siç e dimë vitamina D prodhohet  nga vetë trupi ynë, përgjatë kohës kur jeni të ekspozuar ndaj dritës së diellit. Mos ekspozimi në diell ka shkaktuar përhapje të mungesës së vitaminës D.

Studimet e reja tregojnë se kjo mund të jetë problematike për çiftet që përpiqen të mbesin shtatzënë.

Pra, mungesa e vitaminës D ndikon në pjellori. Vitamina D gjendet në qelizat e lëkurës njerëzore, si rezultat i ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezeve UVB të diellit.

Vitamina D3, lloji më i lehtë i asimiluar nga trupi i njeriut, gjendet gjithashtu në peshk, të kuqën e vezë dhe djathë, si dhe në lëkurën e kafshëve të tjera.

Përveç rregullimit të më shumë se 2000 qelizave të ndryshme në trupin tuaj, vitamina D është gjithashtu pararendëse për hormone të caktuara.

Kështu që, nuk është për t’u habitur që mungesa e vitaminës D ndërlidhet me përqindjet më të larta të infertilitetit.

Meqë shpenzojmë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe jemi tepër të kujdesshëm ndaj ekspozimit të diellit në përgjithësi, duket se gjithnjë e më shumë individë kanë mungesë të vitaminës D për të cilën kanë nevojë për t’i rregulluar ato qeliza të lartpërmendura që çojnë drejt një ekuilibri më të mirë të hormoneve.

Mungesa e vitaminës D mund të ndikojë negativisht në :

– Prodhimin dhe maturimin e qelizave të spermës,
– Lëvizshmërinë e spermatozoideve
– Maturimin e qelizave të vezës
– Cilësinë e shtresës së mitrës
– Prodhimin e hormoneve seksuale të meshkujt dhe femrat (që çon në nivele të ulëta të estrogjenit, progesteronit dhe/ose testosteronit).

Duhet cekur se edhe mënyra e jetesës luan rol në mungesën e vitaminës D.

Ekspertët shëndetsorë, rekomandojnë që të  ndiqni një dietë  me ushqime të pasura më lëndë ushqyese, duke përfshirë edhe edhe vitaminën D. Kjo vitamin gjendet kryesisht në peshk, vezë dhe djathë. Pastaj, ushtroni, pra merruni sa më shumë me aktivitete fizike dhe rrini sa më larg ushqimeve të përpunuara.