Highlight

Veturat më të mira për studentë dhe shofer të rinj

By Bleona Foniqi

November 18, 2017

Ditët e para të vozitjes sjellin stres të madh, në veçanti për fillestarët dhe ata që më parë nuk e kanë sfiduar vetën në këtë gjë.  A jeni student, i ri në vozitje, po kërkoni një veturë që do ti përballojë gërvishtjet e ditëve të para të vozitjes?

Ka një listë me vetura të përshtatshme për fillestarë dhe studentë, që janë të qëndrueshme, më pak të kushtueshme dhe që nuk shpenzojnë shumë, pra janë më ekonomike.

 

Chevrolet Volt 2017 është i sigurt dhe shumë funksional. Është sportiv dhe prin në listën e veturave më të përshtatshme për shoferë të rinj dhe studentë.

Është ndër veturat më të preferuara dhe më të shitura. Honda Accord Sedan 2017 është një veturë tipike për studentë. Kjo veturë ka çmimin 22.455 dollarë dhe është ndër veturat më ekonomike që keni vozitur më parë.

 

 

Kia Optima është makina që hyri fuqishëm në treg në veçanti në dekadën e kaluar, por ky trend po e përcjell edhe në vitet e fundit. Kia Optima e këtij viti është ideale, e shpejtë dhe me shumë stil. Ajo vlerësohet të jetë makinë e sigurt për vozitje dhe një enterier të veçantë.

 

Mazda ka një reputacion të merituar si një markë që të sjell relaks në vozitje.

Ajo ka manual me 6 shpejtësi dhe arrin nivelin e performancës me ekuilibrin, trajtimin dhe drejtimin e saktë. Është makinë kompakte dhe e projektuar për vozitës të qetë,ashtu siç pritet të jenë edhe vozitësit fillestarë e studentët.

 

 

Volkswagen është përfshirë në skandalin e automjeteve të veta me naftë, por kjo nuk ndikon në modelet e saj me benzinë ​​si Volkswagen Jetta 2017. Modeli bazë Jetta 1.4T S përdor një motor me katër cilindra. Çdo gjë është dizajnuar bukur brenda dhe jashtë. Komoditeti dhe siguria që ofron kjo veturë e bën atë shumë të kërkuar nga studentët.