Highlight Storie Inspirimi

Vetëm ti mund ta dish se si ndihesh për vetën tënde!

ndjenja

Kur prisni që diçka do të ndodhë, besoni se ajo po vjen.

Kur besoni në diçka, ajo është rrugës.

Kur keni frikë nga diçka, ajo frikë do të plotësohet.

Ti je ai që përcakton se si ndihesh për vetën dhe jetën tënde.

Sjellja yte, ose disponimi juaj gjithmonë është një paralajmërim drejt asaj që po vjen, por ti kurrë nuk je i bllokuar në këtë pikë të tërheqjes.

Vetëm pse ti ke marrë gjatë rrugës këto mendime, besime, sjellje, dhe energji nuk do të thotë se ti duhet tu përgjigjesh atyre.

Ti duhet të krijosh një kontrollë kreativ të eksperiencës tënde. Nëse ka diçka në eksperiencën tuaj që ju nuk doni më ta keni atë eksperiencë. Besimi juaj duhet të ndryshojë.

Nuk ka asnjë gjendje aq të rëndë sa që nuk mund ta ktheni nëse zgjedhni mendime të tjera.

Sidoqoftë zgjedhja e mendimeve të tjera kërkon fokus dhe praktikë.

Nëse vazhdoni me fokusin e njejë që keni pasur, dhe mendoni ashtu njejtë sic keni menduar. Besoni  ashtu siç keni besuar, atëherë asgjë në eksperiencën tuaj nuk do të ndryshojë.

Jeta është gjithmonë në lëvizje, prandaj nuk mund të kesh “ngecur”.

Nëse dëshironi që gjërat të ndryshojnë, ju duhet të ndryshoni mendimet e juaja.