Highlight Të tjera

Vetëm kështu mund të gjesh veten, mos ndiq rrugën e shkruar nga të tjerët…

gjeje veten

Nga momenti që vie në këtë botë,
Të tregojnë se çfarë është “e drejtë”.

Të tregojnë pyetjet që ke të drejtë ti bësh,
Dhe të tjerat që nuk duhet të guxosh.

Të ngulitur në rrugën e shtruar për ty, nga ata,
Jeta të shtynë përpara,
Pa të jap mundësinë për të ndaluar,
e për të menduar, nëse ky është vendi që përket.

Por, përtej kësaj rruge, është ku jeta fillon.

Një tokë e mbushur me rrezik,
Një tokë përplot zemra të thyera,

Ata të thonë të mos shkelësh kurrë aty,
Se nuk ka gjë të mirë,

Pasi ata jetojnë jetët e tyre, ashtu si ua kanë mësuar,

Por njerëzit më të mirë që do të njohësh,
kanë kaluar kufijtë e kanë gjetur vetën gjatë këtij rrugëtimi.

Dhe nuk do të kthehën më prapa, të mbyllën në këtë kuti të krijuar nga shoqëria.

Prandaj, harroni hartën e rrugës së jetës,

Ndiqni zemrën në çdo vend,

Se vetëm kështu mund të gjeni veten tuaj,

pa frikën që të humbasësh, nuk do të arrish askund….