Highlight Modë & Bukuri

Vetëm kështu do të keni një lëkurë bebesh…

lëkurë

A doni të keni një lëkurë të pastër e që shkëlqen? Unik Portal ju sjellë këshilla të përditshme që fytyra juaj të duket sa më e bukur dhe e pastër.

– Lajeni fytyrën tuaj dy herë në ditë, çdo ditë;

– Gjejeni një toner që funksionon për fytyrën tuaj;

– Hidratuesi është shoku juaj i ngushtë, në dimër e në verë, në mot të ftohtë e në mot të ngrohtë!

– Mos aplikoni grim pa përdorur hidratuesin të parin!

– Bëni një ‘scrub’ dhe pastroni lëkurën tuaj thellësisht 2 ose 3 herë në javë.

– Përdorni maska që punojnë për ju. Nëse keni lëkurë të thatë, përdorni një maskë hidratuese. Nëse keni fytyrë të yndyrshme përdorni një maskë më të thatë.

– Gjithmonë largoni grimin para se të flini, do të pendoheni në mëngjes nëse nuk e bëni.

– Kylie Jenner nuk po gënjente, locioni Mariu Badescu Drying me të vërtetë funksionon!

– Pini shumë ujë, dhe largoni pijet e gazuara. Na besoni, do ta vëreni ndryshimin!

– Mos ndrydhni puçrrat, vetëm nëse është patjetër e nevojshme. Ndrydhja e tyre bën që ato të skuqen dhe të vërehen më shumë.

– Ngrënia e gjërave të këqija, ndikon shumë në lëkurën tuaj. Hani sa më shumë pemë e perime.

– Ushqimet që kanë shumë karbohidrate dhe sheqer shkaktojnë akne. Kufizojeni konsumin e pastave, bukës dhe ëmbëlsirave.

– Mos e teproni me locione kundër akneve.

– Dhe më e rëndësishmja, mos u turpëroni me pamjen tuaj. Ju jeni perfekt në cdo mënyrë!