Shëndeti

Vetëm 8% e grave e dinë rreth kujdesit për shëndetin e zemrës

Gratë duke qenë shumë të zëna në kujdesin për familjen dhe shtëpinë, por edhe për karrierën e tyre po lënë anash kontrollin e shëndetit të tyre.

Kështu, vlerëson Shoqata Amerikane e Zemrës, duke theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që gratë të punojnë më shumë për shëndetin e tyre, për të qenë pranë  më të dashurve të tyre për një kohë të gjatë.

Shoqata Amerikane e Zemrës në një studim të publikuar së fundmi rekomandojnë që gratë duhet të kujdesën për shëndetin e zemrës së tyre qysh prej moshës 20 vjeçare.

Dikujt kjo moshë mund ti duket tepër e hershme. Por kujdesi në rini është rezultat i një jete të gjatë dhe me plot shëndet, porosisin ekspertët.

Megjithatë shumica e grave nuk e kanë parasysh këtë fakt dhe iu nënshtrohen kontrolleve të ndryshme vetëm kur e kanë kaluar moshën e mesme. Duke pasur parasysh së sëmundjet e zemrës janë  ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes së grave, atëherë kjo gjë duhet të merret shumë parasysh.

Por, gratë jo vetëm që shmangin bisedat në lidhje me shëndetin e zemrës së tyre, por edhe injorojnë “alarmet” që paraqet zemra e tyre.

E dikur mund të bëhet vonë. Një studim që ka përfshirë gratë e Amerikës nxjerr në pah se  60% e tyre, mendojnë  komplikimet në zemër nuk mund të fillojnë para moshës 30 vjeçare.

Sipas tyre gratë mbi moshën 41 vjeçare mund të kenë  probleme me zemër dhe se në këtë moshë duhet filluar kujdesi shëndetësor për organin kryesor të trupit.

Instituti “Orlando Health”, që dy dekada kërkon nga gratë të fillojnë kujdesin shëndetësor për zemrën që në moshën 20 vjeçare, por vetëm 8 % e tyre tashmë janë ne dijeni  për këtë dhe tashmë bëjnë kujdesin e duhur për veten e tyre.

Dr. Carolina Demoiri, kardiologe në Institutin “Orlando Heart Health”, thotë së është koha e fundit që çdo grua t’a ketë nën kontroll trupin e vet, në këtë rast zemrën dhe të bëj kujdes për shqetësimet e vogla, të cilat nëse nuk trajtohen me kohë, mund të sjellin pasoja fatale për gjithë secilën.

Ajo porosit që grat qysh në moshën 20 vjeçare, të fillojnë të kenë kontroll mbi peshën e tyre, matjen e belit, presionin e gjakut, kontrolla mbi nivelet e kolesterolit dhe nivelin e glukozës. Në të gjitha këto aspekte shëndetësore, mund të ketë shenja të fshehura të sëmundjeve të ndryshme të zemrës.

Hapi tjetër që duhet të bëjnë gratë është që të bëjnë një elektrokardiogram që njihet si EKG, për të parë gjendjen momentale të zemrës sepse EKG dokumenton efektet elektrike që ndodhin në zemër gjatë fazave të aktivitetit të saj. Njohja e historisë shëndetësore të familjes, po ashtu është një element i rëndësishëm që duhet ta keni parasysh.

Nëse dikush në familjen tuaj ka qenë më parë i sëmurë nga zemra apo diabeti, është një hap drejt njohjes së vetes tuaj në aspektin shëndetësor, dhe një mundësi e mirë për të marrë masat e duhura që herët.

Gratë në asnjë mënyrë nuk duhet të presin që të bëhen 40 vjeç për të filluar me kontrolle të zemrës dhe shëndetit të saj.

Përveç këtyre një diete e shëndetshme, ushtrime të rregullta dhe ecja në natyrë janë faktorë të rëndësishëm të kontrollit të shëndetit të zemrës dhe jetëgjatësisë të të dy gjinive. Pra, tridhjetë minuta aktivitet në pesë ditë në javë, do t’i bëjnë mirë zemrës dhe organizimit tuaj në përgjithësi.