Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Vetëm 15 minuta drejt shërimit!

shërim

Nuk është e lehë të përfytyroni këmbë të shëndetshme kur gishti ju rreh fort nga dhimbjet, por do të ketë vlerë të madhe nëse bëni gjithçka për ta hequr mendjen nga dhimbja.

Kur jeni në një gjendje të rëndë fizike, nuk është edhe aq efektive përpjekja për të përfytyruar mirëqenie.

Koha më e mirë për ta bërë këtë është kur ndiheni si nuk ka më mirë. Me fjalë të tjera, nëse zakonisht ndiheni më mirë fizikisht gjatë pjesës së parë të ditës, zgjidheni atë kohë për të përfytyruar historinë e re.

Nëse zakonisht ndiheni mirë pasi keni bërë një banjë të gjatë e të ngrohtë, zgjidheni atë kohë për të përfytyruar shërimin tuaj.

Lini mënjanë rreth 15 minuta për të mbyllur sytë dhe të tërhiqeni sa më shumë nga vetëdija juaj për atë që po ndodhë.

Përfytyroni sikur ecni gjallërisht dhe merrni frymë thellë, duke iu gëzuar aromës së ajrit që merrni. Imagjinoni të ecni gjallërisht gjatë një fushe të butë dhe të buzëqeshni duke vlerësuar qëndrueshmërinë e trupit tuaj.

Gjeni kohë për të zbuluar skena të këndshme me qëllimin e vetëm të gëzimit të trupit duke vlerësuar fuqinë, qëndrueshmërinë, epshmërinë dhe bukurinë.

Kur përfytyroni vetëm për kënaqësinë e përfytyrimit pamor e jo me qëllimin e ndreqjes së disa të metave, mendimet do të jenë më të pastra dhe si pasojë më të fuqishme.

Nëse shpenzoni kohë për të imagjinuar pozitivisht trupin tuaj, ato mendime për ndjesi të mira do të bëhen mbizotëruese dhe më pas kushtet e juaja fizike duhet t’i përulen këtyre mendimeve.

Nëse fokusoheni vetëm mbi kushtet ashtu siç janë, nuk do të ndryshojë asgjë.

Asgjë tjetër përveç modeleve tuaja të mendimit, nuk qëndron midis jush dhe çdo gjëje që dëshironi. Nuk ka asnjë trup fizik, pavarësish gjendjes së rëndë, pavarësisht kushteve, i cili nuk mund të arrijë një gjendje të përmirësuar.

Asgjë tjetër në përvojën tuaj nuk u përgjigjet aq shpejt modeleve të mendimit, as fiziku juaj.