Highlight Të tjera

Vetëm 12 minuta ju duhen për të ndryshuar jetën!

12 minuta

Ju ndoshta e dini se si të përballoni kohët e vështira dhe humorin të keq. Në të vërtetë, ne të gjithë e dimë. Çdo ditë zgjohemi dhe ndjekim ritualet e mëngjesit. Ne ndjehemi të gatshëm për të përballuar shumë aktivitete gjatë ditës, por pastaj befas diçka ose dikush prish disponimin tuaj dhe shkatërron gjithë ditën tuaj. Kjo gjë ju ndodhë pothuajse çdo ditë shumë njerëzve.

Pavarësisht orarit të zënë secili nga ne mund të ndaj 12 minuta për t’u ndier më të lumtur sot.

Zgjidh një nga këto mënyra për të dëbuar stresin dhe për të shijuar ditën.

Ndrysho jetën në vetëm 12 minuta!

12 minuta mirënjohje
Pa marrë parasysh se kush ose çfarë ka shkatërruar ditën tuaj, kaloni 12 minuta duke shkruar 12 gjëra për të cilat ju jeni mirënjohës për momentin, në vend që të mallkoni dhe urreni gjithçka dhe gjithkënd në jetën tuaj. Mirënjohja ka një fuqi të madhe. Ajo mund të bëjë një të varfër të pasur dhe një person të mjerë të lumtur për pak minuta. 12 minuta do të jenë të mjaftueshme për t’ju bërë të buzëqeshni, të lumtur dhe të fortë.

12 minuta gjumë
Kur ndiheni të lodhur dhe të tronditur, nuk mund të jeni të lumtur. Bëni një sy gjumë për 12 minuta në mes të ditës dhe kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më të këndellur, rifreskoni mendjen tuaj dhe të nxitni aktivitetin tuaj. Është një mënyrë e shëndetshme për të luftuar stresin që mund të shndërrohet në një zakon të përditshëm. Disa kompani lejojnë punonjësit e tyre të bëjnë një sy gjumë të shkurtër dhe ata madje kanë dhoma të veçanta për të. Shumë punëdhënës besojnë se një sy gjumë i shkurtër rrit produktivitetin dhe përmirëson shëndetin e punonjësve të tyre.

12 minuta argëtim
Kafshët mund të na mësojnë shumë mësime të çmuara për lumturinë. Kaloni 12 minuta duke parë disa fotografi zbavitëse të kafshëve. Ju mund ta bëni atë sa herë që ndjeheni të lodhur. Qeshni sa më shumë. Kështu do të rritni dukshëm disponimin tuaj.

12 minuta meditim
Disa njerëz shpenzojnë 5 minuta për të medituar, ndërsa të tjerët disa orë. E gjitha varet nga ju.Unik rekomandon meditim 12 minuta. Kjo do tju ndihmoj të ndieni paqen, lumturinë brenda vetës. Po ashtu largoni stresin pa ndonjë përpjekje të madhe.

12 minuta ecje
Ju nuk keni nevojë të ecni gjatë gjithë ditës në mënyrë që të gjeni veten dhe të ndjeheni të lumtur. Një shëtitje 12-minutëshe është një nga mënyrat më të mira për të pastruar mendjen tuaj dhe për të përmirësuar gjendjen tuaj, për të mos përmendur se është një stërvitje e mire edhe për zemrën.

12 minuta të leximit të thënieve frymëzuese
Kur ndjehesh keq, asgjë nuk duket se mund të të ndihmojë. Leximi i disa thënieve frymëzuese, megjithatë, mund të bëjë mrekulli. 12 minuta do të jetë e mjaftueshme për tu frymëzuar dhe për t’ju kthyët vëmendjen nga gjërat e mira.

Ne jemi të sigurt që ju mund të gjeni 12 minuta dhuratë për vetën, të cilat do tju ndihmojnë të jeni më të shëndetshëm,qetë, lumtur dhe të jetoni më gjatë.