Highlight Të tjera

Veshjet që u larguan nga dyqanet

veshjet

Shumë shpesh ndodhë që markat e njohura të modës mund të dështojnë me linjat e veshjeve të lansuara në treg. Shikoni se cila nga këto marka u detyruan t’i largonin veshjet e tyre që dështuan duke mos u pëlqyer nga njerëzit.

1. Nike;

Bluza e Nike me mbishkrimin “Boston Massacre” në 2013-ën nuk u mirëprit fare nga fansat e kësaj marke. Edhe pse kjo bluzë u largua nga tregu, dikush në Ebay tentoi ta shiste atë për 155.655 dollarë.

2. Zara;

Zara u akuzua se tentoi të shiste një bluzë për fëmijë që ngjante me uniformën e një të burgosuri gjatë periudhës së Holokaustit.

3. Urban Outfitters;

Kjo markë bëri emër të keq kur lansoi bluzën për femra me mbishkrimin “Eat Less” që do të thotë “Ha më pak”. Kjo markë u akuzua për promovimin e çrregullimeve të ngrënies siç janë anoreksia, bulimia etj.

4. T.J. Maxx;

Bluza e T.J.Maxx u kritikua nga shumë për mbishkrimin e tyre që inkurajonte të tjerët për vetëvrasje në mënyrë indirekte.