Highlight Të tjera

Vëre kreativitetin në flakë!

kreativitet

A keni vështirësi në gjetjen e ideve të reja? Si të mbajmë një depo idesh të mrekullueshme në mendjen tonë? Si t’ia bëjmë që ato të mos harxhohen?

Ja disa këshilla që do t’iu ndihmojnë të gjeneroni ide të reja:

1. Bashkëpunoni; Shumë ide të mira burojnë nga bashkëpunimi me të tjerët. Perceptimi I të tjerëve mund të bëjë shumë për ju duke ju ndryshuar pikëpamjen, e deri tek dhënia e ideve të reja.

2. Mbani një ditar; Mbajtja e një ditari do të stimulojë dokumentimin e mendimeve tuaja përgjatë ditës.

3. Lexoni më shumë; Idetë zakonisht zhvillohen nga faktet e njohura jo nga gjërat në ajër. Prandaj lexoni sa më shumë libra pse jo edhe ato me bazë trillimin, që të jeni sa më kreativ.

4. Bëhuni kurioz; Idetë më të mira nuk do të ndodhin teksa rrini brenda gjatë gjithë ditës. Truri juaj ka nevojë për pak stimulim të influencuar nga të tjerët. Një ecje në drekë, një pushim në vikend, një vizitë në supermarket. Çdo gjë do t’iu ndihmojë që ju të ndiheni më kreativ.

5. Shëno; Mos harroni të shkruani idetë e juaja, të gjithë i kemi pasur ato momente që kemi pasur një ide briliante dhe pas ca sekondash keni gjetur vetën duke menduar se çfarë do të hani në darkë.. Jepini trurit tuaj kohë dhe hapësirë për të punuar për ju.

Idetë kreative kërkojnë kohë dhe përkushtim. Kështu që gjeni metodat më efektive për ju dhe punoni me energji e entuziazëm.