Highlight Lifestyle Storie Inspirimi

Veprime të vogla kujdesi përmes fotografive

fotografive

Janë disa veprime të vogla kujdesi, përmes së cilave ju mund të shprehni dashurinë dhe përkushtimin tuaj ndaj të tjerëve.

A dëshironi ta bëni dikë të lumtur, doni të shprehni mirësinë, falenderimin tuaj për diçka?

Unik Portal ju sjellë veprime të vogla mirësie përmes fotografive, të cilat do t’ju inpisirojnë dhe do t’ju bëjnë të kuptoni se kujdesi për dikë nis nga detajet jo dhuratat e shtrenjta

Mbillni pemën e familjes dhe dashurisë suaj!

Ujiteni atë çdo ditë dhe në këtë mënyrë do të kujtoni se ju çdo ditë duhet të dhuroni kujdes e dashuri për familjet  tuaja dhe personat e rëndësishëm në jetën tuaj.

A përgatitni çdo ditë ushqim për në shkollë për fëmijet tuaj? Atëherë me gjithë atë dashuri që dërgoni përmes ushqimit, shtojani edhe një kartolinë të vogël dhe tregojini çdo ditë se sa shumë e doni atë.

Një mesazh në telefon është mënyra më e thjeshtë për ti treguar dikujt se ju bëni kujdes për të. Shkruani një fjali të shkurtër, vetëm sa për të treguar se ju e çmoni dhe jeni mirënjohës që ai person është pjesë e jetës tuaj.

Ndihmo dikë në moshë për të kaluar rrugën, për tu ngjitur shkallëve, për të bartur dicka deri në banesën e vet.

Një kafe me një mik/e është ilaqi më i mirë në shumë raste. Tregoni mirësi e kujdes duke ndarë 30 minuta për një kafe me dikë që ka nevojë të flaës me ju.

A keni lexuar së fundmi një libër që ju ka lënë shumë mbresa. A e keni përfunduar? Jepjani mikës ose mikut tuaj më të mirë për ta lexuar. Kjo lë të nënkuptojë që ju doni të ndani çdo emocion me të.