Highlight Të tjera

Vendos qëllimet e tua dhe puno për ti realizuar ato…

qëllimet

Nëse ju keni filluar të mungoni qysh në orët e para të ushtrimeve në Yoga, atëherë duhet të provoni të praktikoni teknikën psikologjike e quajtur “qëllimi i zbatimit”, që  do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja.

Të gjithë  njohim njerëz që janë shumë të disiplinuar. Ata arrijnë qëllimet që i kanë vendosur për vete, duket se plotësojnë çdo qëllim  në listën e tyre të prioriteteve. Por, për shumë të tjerë, zvarritja e angazhimeve të tyre tashmë është bërë shprehi. Prandaj ka teknika të dobishme psikologjike për t’ju nxjerrë nga kjo situatë.

Çfarë saktësisht është qëllimi i zbatimit?

 

Qëllimi  i zbatimit është një metodë që ju ndihmon të arrini qëllimet tuaja më me sukses duke riformuluar qëllimet tuaja  dhe duke i vënë në plan të parë ato.

Kur ne I pohojmë vazhdimisht planet apo qëllimet tona, kthejmë gjithçka në favorin tonë.

Për shembull, le të themi që dëshiron të fillosh të fle më herët. Tim und ta bësh këtë duke pohuar qysh më herët se “Nesër në ora 10:00 do ta mbyll laptopin tim, do ta heq telefonin tim, do të  fikë dritat dhe do të fle”.

Specifikimi: kur, ku dhe është shumë i rëndësishëm për të arritur qëllimet tuaja.

Eksperimentet e shumta dëshmuan se “qëllimi i zbatimit” me të vërtetë punon.

Efekti qëllimit të zbatimit është vërtetuar në shumë eksperimente që ndër të tjera përfshinë njerëzit që duan të humbin peshë ose studentët që duhet të shkruajnë një ese. Normalisht, njerëzit të cilëve u kërkohet të formulojnë një qëllim implementimi janë 2 ose 3 herë më të suksesshëm në veprimin e qëllimeve të tyre se sa ata që nuk e bëjnë.