Highlight Shtëpi / Dekor

Vendet më të përshtatshme për pasqyra në shtëpi

pasqyra

Nuk ka shtëpi që brenda saj nuk është e vendosur të paktën një pasqyrë. Madje shumica jemi të prirë që në çdo  dhomë të kemi nga një pasqyrë, pa e përjashtuar këtu korridorin e shtëpisë ose banëses ku jetojmë.

Nëse po mendoni se e keni tepruar me to, lirohuni nga kjo gjë, sepse pasqyrat mund të përdoren në çdo dhomë. Ato lehtësisht mund të bëni pjesë të stilit të dhomës tuaj, dhe varësisht nga dizajni i tyre mund ti japin dhomës tuaj një imazh fenomenal.

Në  banjo

Vendi i parë që mendoni për një pasqyrë është në banjë. Sigurisht, shpesh bëhet e turbullt kur dilni nga dushi, por nuk mund të jetoni pa të – dhe nuk bën të mos e keni një në banjo.

Mbi lavaman është vendi më popullor. Rruajtja dhe aplikimi i kozmetikës janë shumë më të lehta me një pasqyrë të mirë me përmasa të montuar në një kornizë ose direkt në mur.

Nëse keni një banjë me të vërtetë të vogël, mund të provoni të varni një  pasqyrë mbi vaskë. Kjo me të vërtetë mund të ndihmojë për të bërë një banjë të vogël të dukët më e madhe.

 

Në dhomën e  gjumit

Një pasqyrë me gjatësi të plotë është një domosdoshmëri për çdo dhomë gjumi, sepse do t;ju lehtësojë përgatitjet e mëngjesit për tu nisur në punë apo kudo qoftë tjetër. Nëse keni dhomë të madhe dhe ambient të përshtatshëm merreni një pasqyrë të madhe.

Në dhomën e ndejës

Dhomat e ndejës janë dhoma ku pasqyrat e mëdha kanë vend. Ato në këtë dhomë sjellin dhe më shumë dritë për shkak të reflektimit të tyre

Në korridor

Nëse keni korridor të vogël, një pasqyrë e madhe do ta bëjë të duket krejt ndryshe këtë vend.

Në dhomën e fëmijeve

Fëmijët duan të shohin veten në një pasqyrë, dhe dhoma e një fëmije është vendi i përsosur për të varur një. /Unik Portal/