Natyrë & Turizëm

Vendet favorite për udhëtim në Afrikë

Të gjitha kontinentet e planetit tokë janë të magjishëm, por, një prej tyre është më unikat në botë. Është fjala për kontinentin e Afrikës. Magjia e të cilit qëndron në bukuritë e tij natyrore, fiseve të ndryshme që jetojnë atje dhe botës së veçantë shtazore.

Për këtë vend ka shumë për të treguar. Por janë disa pjesë që konsiderohen si pulsi i këtij kontinentit. Kur është fjala për pushimet e juaja, vende jashtëzakonisht të veçanta ku do të gjeni qetësinë shpirtërore por edhe do të shihni shumë shtazë të egra teksa bredhin para derës së pushimores tuaj.

Ju sjellim më poshtë imazhe të shtatë vendeve që mund t’i vizitoni në Afrikë e që do t’ju lënë gojëhapur.

1.Phinda Vlei Lodge, South Africa

Në qoftë se Afrika e Jugut është destinacioni i juaj i radhës ta dini se atje do të gjeni këtë ambient përrallor. E një shtëpi të jashtëzakonshme që i përgjigjet natyrës së këtij vendi. Ky ambient është ideal për njerëz “dembel” që thjeshtë duan të shikojnë nga dritaret e shtëpisë. Ose të ngopën me ushqimet e vendit.

2.Kampi Nomade në Chad

Kampi Nomade në Chad shtrihet në Afrikën Veriore. Në këtë vend gjithçka ngjason me ngjyrën e çeliktë. E punuar krejtësisht me materialet vendase ky është vendi ideal për ata që e duan jetën si nëpër filma. Teksa do të çlodheni në tënden tuaj ju do të jeni i rrethuar me kafshë të egra. Të cilat do të “shëtitën” në tufa sikur të ishit në ndonjë kopsht zoologjik.

3.Mahalla Greystoke në Tanzani

Mahalla Greystoke në Tanzani është ndër vendet më piktoreske të Afrikës ku disa pjesë të tij janë ridizajnuar nga Ben Jackon Bush. Aty do të hasni në shumë shimpanze , por shtëpia e njohur me emrin “Tanzania” është vendi që do t’ju çlodhë mendjen dhe trupin.

4.Shtëpizat Mwiba , Tanzani

Shtëpizat luksose në Mwiba të Tanzanisë do të t’ju bëjnë qind për qind për vete. Aty do të gjeni jetën e egër afrikane por në kujdesin e jashtëzakonshëm amerikan. Nga këto shtëpiza ju do të shihni një pjesë tepër të bukur të kësaj ane të Tanzanisë dhe nga dritarja e juaj do të kënaqeni me imazhet e leopardëve që herët në mëngjes zgjodhën për të mirë dhe shpendëve me ngjyrat e natyrës që “këndojnë”, nëpër shkurret e pemës së njohur si akacia që është karakteristikë e kësaj zone.

5.Kampi Singita Sabora, Tanzania

Kampi Singita Sabora në Tanzani është një vend që ruan tenda të vjetra dhe stilin e viteve 1920-të,një vend mistik, ku do të ndieni komoditetin e madh brenda, por sapo të mendoni për hapësirën e jashtme do të ndjeni boten e egër afrikane.

6.Segera, Keni

Në zonën tërheqëse Segera të Kenisë, ju do të ndiheni tamam si vendasit. Aty do tqë gjeni ushqimin organik vendas dhe një ambient të ngrohtë ku gjithçka është e punuar mjeshtërisht nga duart e vendasve.

7.Sirikoi, Keni

Në Keni, në vendin e quajtur Sirikoi, do të gjeni shtëpizat unike të paimagjinueshme. Dhe të papara ndonjëherë më parë.
Shtëpizat në formë rrumbullake të kombinuara mrekullisht me detaje vendëse dhe moderne. Në këtë vend jeta shtazore është shumë aktive. Ju gjatë gjithë kohës do të shihni kope shtazësh teksa kullotin përreth ambienteve të shtëpizës suaj magjike.