Highlight Ushqehu shëndetshëm

Vëmendje për duhanpirësit dhe ata që e kanë lënë duhanin: këto 6 ushqime largojnë nikotinën nga trupat tuaj

Pirja e duhanit është një varësitë më të mëdha shëndetësore në botë. Në SHBA, rreth 500,000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të pirjes së duhanit. Shkaqet e vdekjes janë kanceret, sulmet në tru dhe zemër, problemet e frymëmarrjes dhe shumë sëmundje tjera që lidhen me pirjen e duhanit.

Një cigare përbëhet nga agjentë kimikë që janë me mijëra në numër dhe gjashtëdhjetë prej tyre shkaktojnë kancer.

Ajo që i bën njerëzit kaq të varur nga pirja e duhanit është është përbërësi kryesor i saj i quajtur Nikotinë. Kompanitë e përdorin këtë njohuri në avantazhin e tyre dhe manipulojnë nivelet e nikotinës në cigare për të siguruar që klientët e tyre, të bëhen të varur nga duhanpirja.


Është trishtuese kur e di që kompanitë janë të gatshme të shtojnë sasinë e këtij produkti të dëmshëm vetëm e vetëm për të shtuar përfitimet e tyre.Por, ky është biznesi dhe realiteti i botës që po diskutohet.
Trupi i njeriut, venat e përthithin tepër shpejtë nikotinën; asaj I duhen tridhjetë sekonda për të arritur në tru pas hyrjes në trup. Kjo stimulon trurin për të liruar kimikate të veçanta, të cilat krijojnë energji dhe ndjenja kënaqësie.

Megjithatë, lajmi i mirë është se ka ushqime që mund t’ju çlirojnë nga nikotina në trupin tuaj.

1. Trupi juaj dehidrohet kur pini duhan. Hidratoni trupin tuaj përsëri dhe largoni nikotinën nga trupi juaj duke pirë shumë ujë.

2. Nivelet e vitaminave A, C dhe E në trupin tuaj zvogëlohen kur pini duhan. Prandaj konsumoni sa më shumë pemë të pasura me këto vitamin, siç është kivi.

3. Spinaqi është i pasur me acid folik dhe është i pasur me vitamina.

4. Nikotina dëmton edhe lëkurën. Kujdes për lëkurën tuaj duke pirë lëng karrote, i cili përmban sasi të mëdha të vitaminave A, K, C dhe B, që janë dëshmuar tepër efikase në pastrimin e trupit nga nikotina.

5. Pirja e një lëngu portokalli në ditë lehtëson stresin dhe nxit metabolizmin.

6. Hani më shumë brokoli për të rivendosur nivelet e reduktuara të Vitaminës B5 dhe C në trup.