Highlight Të tjera

Varfëri është të ndihesh i tillë!

varfëri

Si ndihesh ti, në lidhje me paratë?

Shumica e njerëzve thonë se e duan paranë, por, nëse nuk kanë mjaftueshëm, ata nuk kanë ndjesi të mirë për të.

Varfëri është të ndihesh i tillë.

Nëse dikush i ka të gjitha paratë që i duhen, atëherë ai natyrisht që ndihet mirë.

Pra, kuptohet se si ndihesh ti, në lidhje me paranë, pasi, nëse nuk ke aq sa të duhen, domethënë se ti nuk ndihesh mirë ndaj saj.

Në botë shumica e njerëzve nuk ndihen mirë, në lidhje me paranë, pasi shumica e pasurive dhe parave në botë i përket vetëm 10 përqind  të popullatës.

I vetmi ndryshim midis të pasurve dhe pjesës tjetër është se të pasurit kanë më shumë ndjenja pozitive se sa negative kundrejt parasë. Kaq e thjeshtë është.

Përse shumica e njerëzve nuk ndihen mirë kundrejt parasë?

Jo se nuk kanë pasur kurrë para, pasi shumica e njerëzve të pasur sot e kanë filluar nga hiçi.

Arsyeja se përse kaq shumë njerëz ndihen keq kundrejt parasë është pasi ata kanë gjykime negative për të. Këto gjykime negative janë ushqyer në ndërgjegje që në fëmijëri.

Por mos e kufizoni vetën. Asgjë nga ato që ju kanë thënë sa i përket kufizimeve dhe mundësive nuk ekziston.

Ata që të kanë thënë kështu, thjeshtë besojnë ashtu. Por kjo nuk kaska të bëjë me realitetin. Tashmë tip o mëson se jeta funksionon krejt ndryshe.

Nëse nuk ke mjaftueshëm para, kjo vjen për arsyen e thjeshtë. Se ti ushqen më shumë ndjenja negative se pozitive ndaj saj.

Bota të përket ty, kur e kupton se s’të mungon asgjë.