Familja Highlight

Varësia ndaj teknologjisë dëmton trurin e fëmijëve

varësia ndaj teknologjisë

Avancimet në teknologjinë e komunikimit kanë rritur pafund pasojat në jetën sociale, kulturore, ekonomike dhe politike. Ato kanë përcaktuar mënyrat në çfarë informacioni është përpunuar, transferuar dhe shprehur kreativiteti. Megjithëse teknologjia ka pasur gjithmonë një ndikim transformues në hapjen e shoqërisë. Interesat e tanishme në teknologjinë e informacionit, në krijimin dhe avancimin e saj, në zhvillimin dhe teorinë, duket si interesa të pa-imagjinuara më përpara.

Me zhvillimin e teknologjisë, është pothuajse e pamundur që të mos kemi qasje në telefona të zgjuar apo ipad. Fëmijët gjithashtu një pjesë të mirë të kohës, jua dedikojnë ekraneve. Kjo tërheqje kundrejt ekraneve, mund të kthehet në varësi. Ajo mund të ndryshojë strukturat neurale dhe të dëmtojë trurin e fëmijës tuaj.

Ka disa terma të tjerë që përdoren për të karakterizuar këtë çrregullim si varësi ndaj telefonit, përdorim kompulsiv i internetit, varësi ndaj lojërave online dhe përdorim patologjik i lojërave. Disa nga simptomat që karakterizojnë çrregullimet e varësisë ndaj ekranit janë humbja e interesit për botën e jashtme apo lojërat e jashtme.

Ekspertët shëndetsorë thonë se nëse fëmijët lihen shumë gjatë para ekranit, mund të përjetojnë shqetësime të ndryshme. Nga pagjumësia, dhimbje shpine, probleme me sytë, janë tipa të mbyllur etj.

Dhe, të gjitha këto mund të dëmtojnë në veçanti trurin e fëmijeve tuaj.

Sigurisht, në mund të marrim masaj karrshi kësaj situate. Kujdes me fëmijet deri në një vit e gjysmë. Shmangni sa më shumë ekspozimin në ekrane të tilla.

Pastaj fëmijet më të rritur provoni ti mësoni që të shohin televizor dhe të rrijnë larg ekraneve televizive. Kjo është zgjidhje më e mirë se sa ata të rrijnë gjithë kohën në Ipad e telefona të menqur.

Por, edhe kjo kohë lë të jetë e kufizuar.

Mundohuni t’ju tregoni atyre se sa i dëmshëm është qëndrimi me orë të tëra në telefona.

Po ashtu mundohuni të jeni atraktiv dhe të bëheni pjesë e lojërave të tjera me ta.