Kur Laura Micetich përfundoi studimet, dhe u kthye në shtëpi peshonte diku rreth 140 kg.
“Kisha probleme me hipotiroiden dhe shtypje të lartë të gjakut” tha ajo. “Po ashtu, isha në fazë fillestare për të fituar diabet. “
“Shpejtë kuptova, se sa më e madhe pesha ime, aq më shumë probleme do të kisha.
Micetich nuk ishte mbipeshë kur ishte fëmijë, por gjithmonë ishte më e plotë se fëmijët e tjerë.
Ishte gjatë shkollës së mesme dhe studimeve universitare që ajo fitoi peshë enorme.
Ajo provoi shumë metoda për tu dobësuar, por asgjë nuk funksionoi. Prandaj vendosi të shikonte opsionet e saj për të bërë operacione kirurgjike për humbje peshe.
Mirëpo para se të vendoste të bënte ndërhyrje në trupin e saj, 27 vjecarja bëri një hap pas dhe vendosi të humbte peshë në mënyrë natyrale, përmes fitnesit dhe ushqimit të shëndetshëm.
Ajo filloi të shkonte në palestër dhe u dashurua pas ngritjes së peshave, filloi të hante ushqim të shëndetshëm e kështu dalë ngadalë arriti peshën që gjithmonë kishte dëshiruar ta kishte…