Highlight Kura natyrale

Vaji i lajthisë rritë imunitetin, shëron aneminë dhe shumë sëmundje të tjera

vaji i lajthisë

Nëse deri më tani nuk i keni përdorur, është koha e fundit që të shtoni në listën e produkteve që përdorni edhe lajthinë e në veçanti vajin e tyre.

Ju duhet të dini që frutat e lajthisë përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna. Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve. Për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë.. Me përdorim të jashtëm jep efekt kundër thumbimeve të insekteve. Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve. Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë dushit, përpara shpëlarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminozë, të aftë të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj. Thelbi i saj është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5 dhe C.

Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizëm të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna. Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë.

Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.