Highlight Shëndeti

Vaji i peshkut ndikon pozitivisht në gjumin e fëmijëve

vaji i peshkut

Një zbulim  së fundmi ka konstatuar se vaji i peshkut i marrë nga kapsulat ose të ushqyerit me këtë vaj ndikojnë pozitivisht në gjumin e fëmijës suaj she u ndihmon atyre të flenë më mirë. Ky studim ka treguar se rritja e nivelit të acideve të njohura si omega-3 bën që fëmijët të flenë më gjatë dhe të mos zgjohen shpesh gjatë natës.

 

Hulumtuesit kanë bërë një studim me 43 fëmijë prej moshës shtatë deri në moshën nëntë vjeçare, prindërit e të cilëve janë ankuar që ata nuk bëjnë gjumë të mirë gjatë natës.

 

Atyre u janë vënë sensorë përreth shtratit për pesë ditë para dhe pas përdorimit të kapsulave me vaj të peshkut. Statistikat treguan se fëmijët kanë bërë gjumë shumë më të mirë dhe kanë fjetur mesatarisht 58 minuta më shumë.

 

Trupi i njeriut nuk e prodhon këtë aminoacid prandaj burimi më i mirë i aminoacidit omega 3 është vaji i peshkut. Fëmijët dhe të rriturit këshillohen të konsumojnë mish peshku të paktën dy herë në javë, duke përfshirë peshk të yndyrshëm siç është edhe salmoni.