Familja Highlight

Ushtrimi magjik që do të përmirësoj marrëdhëniet në familje

familje

Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë,prandaj gjithë ne do të donim të dijmë mbi ndonjë formulë  magjike që të përmirësojmë marrëdhëniet në familje

Ushtrimi i sotëm magjik do t’ju ndihmojë të tregoheni mirënjohës për njerëzit e rrethit tuaj shoqëror ose familjar, ashtu sic janë, me të mirat dhe të metat e tyre.

Edhe në rast se marrëdhëniet që keni tani me ta janë të mira, me anë të këtij ushtrimi ato do të bëhen të përkryera.

Unik Portal ju sjell ushrimin magjik që do të përmirësoj marrëdhëniet në familje.

Për çdo gjë të mirë që do të konstatoni te secili prej tyre, do të shihni se si mirënjohja juaj do ta vërë magjinë në lëvizje, në atë lloj mënyre që do t’ju lërë pa mend.

Marrëdhëniet tuaja do të bëhen më të shëndetshme, ju do të përfitoni shumë më tepër prej tyre dhe kjo do ta pasurojë jetën tuaj, ashtu siç nuk do ta kishit menduar kurrë më parë.

Zgjidhni tri nga marrëdhëniet më të rëndësishme në jetën tuaj, për të cilat do të tregoni mirënjohje.

Për shembull, mund të zgjidhni bashkëshortin, djalin ose babanë, por mund të zgjidhni edhe të dashurin, partnerin tuaj të biznesit, motrën, shokun apo shoqen, gjyshen apo xhaxhain.

Ju mund të zgjidhni këdo që është i rëndësishëm për ju. E vetmja gjë që duhet të keni parasysh është të keni një fotografi secilin prej tyre.

Ju mund të zgjidhni edhe një foto ku keni dalë bashkë me ta.

Me foton e çdonjërit prej tyre para jush, shkruani në fletoren ose kompjuterin tuaj pesë gjërat për të cilat I jeni mirënjohës atij njeriu.

Fillojeni çdo fjali me fjalën magjike faleminderit, pastaj shkruani emrin e tij ose të saj dhe shtoni arsyen e vecantë për të cilën i jeni mirënjohës.

P.sh:

Faleminderit nënë, që më ke ndihmuar financiarisht për të paguar universitetin!

~Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne