Highlight Lifestyle Shëndeti Sport / Fitness

Ushtrimet në shtëpi për të mbajtur këmbët tuaja të forta dhe të shëndetshme

këmbë

A rrini në këmbë me orë të tëra çdo ditë?

Derisa këmbët tuaja mbajnë peshën e trupit tuaj, kur jeni duke ecur ose duke bërë ndonjë gjë, sigurisht që nuk është për tu habitur nëse do të përjetoeni dhimbje në këmbë.

Jo vetëm dhimbje këmbe, në qoftë se ju nuk e merrni seriozisht shëndetin e këmbëve tuaja, ju mund të vuani nga probleme të shumta shëndetësore.

Ashtu si pjesa tjetër e trupit tuaj, këmbët tuaja kanë nevojë për trajtim dhe kujdes  për t’i mbajtur ato të shëndetshme dhe në gjendje të mirë. Ushtrimi i këmbëve është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.

Ushtrimet do t’ju ndihmojë të mbani këmbët tuaja të forta dhe fleksibil dhe gjithashtu ju  ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të këmbëve, zvogëlimin e e dhimbjeve të muskujve, përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të këmbëve tuaja.

Ka shumë ushtrime në shtëpi dhe masa relaksuese që mund të parandalojnë dhimbjen dhe këmbët e lodhura, si dhe t’i bëjnë ato të forta dhe të shëndetshme. Këto ushtrime mund ti bëni gjatë shikimit të televizionit në mbrëmje ose gjatë natës.

  1. Ngritë këmbët lartë

 

Kjo është një stërvitje tre-pjesëshe që të gjithë duhet ta praktikojnë për të mbajtur këmbët e tyre të shëndetshme. Kjo jo vetëm që i bën këmbët më fleksibile, por edhe i forcon ato. Ky ushtrim është gjithashtu i mirë për lehtësimin e dhimbjes së këmbëve.

Uluni drejt në një karrige, me këmbët tuaja në dysheme. Ngrini këmbët tuaja për 5 sekonda dhe lironi ato prapë.  Tani ngrij lartë dhe prek në dysheme vetëm me maje të gishtave, mbaje këtë pozicion për sekonda të tjerë dhe liroj këmbët përsëri. Përsëriti këto ushtrime 10 herë çdo ditë.

 

2.Ushtrime me peshqir

Ky ushtrim ndihmon në forcimin e muskujve në majë të këmbëve dhe këmbëve. Është shumë e dobishme për njerëzit me dhimbje në shputën e këmbëve. Për ta bërë këtë stërvitje, do t’ju duhet një peshqir i vogël. Vendosni një peshqir në dysheme përballë një karrigeje. Uluni drejt në karrige, me këmbët tuaja të sheshta në dysheme. Bëni veprime të ndryshme me gishtat e juaj për të grumbulluar peshqirin dhe liroheni atë prapë, vetëm me funksionin e gishtërinjve tuaj.

 

  1. Ushtrime ulur

Ky ushtrim ndihmon shtrirjen e shputës së këmbëve tuaja të lodhur.Derisa  shtrihen thembrat e këmbëve tuaja, edhe muskujt relaksohen.  Uluni drejt në një karrige, me këmbët tuaja të sheshta në dysheme. Ngriti njërën  këmbë dhe vendoseni në kofshën tuaj të kundërt. Mbajini këmbët dhe butësisht tërhiqni prapa derisa të ndjeni një shtrirje në fund të këmbës suaj. Mbajeni për 10 sekonda.  Përsëriteni këtë veprim 15 herë në ditë.

  1. Ushtrime me top golfi

Ky është një ushtrim tjetër i thjeshtë për këmbët tuaja. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve në hark dhe të nxisë fleksibilitetin e shputës. Gjithashtu, ajo ndihmon në forcimin e muskujve të këmbëve. Uluni drejt në një karrige, me këmbët tuaja të sheshta në dysheme.  Vendi një top golfi apo tenisi në dysheme pranë këmbëve.  Vendos këmbën tuaj në majë të topit. Ngadalë filloni të rrotulloni topin rreth fundit të këmbës suaj. Bëni atë për 2 deri në 3 minuta me të dy këmbët çdo ditë. Në vend të një top të golfit, mund të përdorni edhe një shishe të ngrirë me ujë.