Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Ushqimet që nuk ju skadon afati kurrë

ushqimet

Edhe pse ka shumë ushqime që mund të qëndrojnë me vite nëse janë të paketuara mirë si fasulet, pasta etj por janë edhe disa ushqime të tjera që nuk kanë afat skadence. Teknikisht të gjitha këto janë përbërës. Ato nuk mund të prishen.

1. Uthulla e mollës; Ky përbërës përpos që njihet për benefitet e shumta shëndetësore, nuk mund të prishet.

2. Niseshte mistri; Përderisa mbahet e thatë, ajo nuk mund të prishet.

3. Mjalti; Mjalti kristalizohet me kohë, por e gjitha që duhet të bëni është ta nxeni pak dhe përzijeni deri sa të kthehet në gjendjen e mëparshme.

4. Kripa; Kripa zgjatë përgjithmonë, pavarësisht a është kripë deti, apo e zakonshme.

5. Salcë soje; Përderisa nuk është e hapur, ajo mund të zgjasë përgjithmonë.

6. Sheqeri; i bardhë, i kaftë, apo pluhur sheqeri mund të zgjasë përgjithmonë. Problemi i vetëm është që ai mund të forcohet me kohë por njejtë sikur mjaltin mund të nxehet pak dhe do të kthehet në gjendje të mëparshme.

7. Orizi i bardhë; Të gjitha llojet e orizit zgjasin përgjithmonë përvec atij të kaftë, për shkak që përmbanë shumë vaj.

8. Uthulla e bardhë; Uthulla e bardhë po ashtu mund të zgjasë përgjithmonë.  /Unik Portal/