Highlight Shëndeti

Ushqimet që duhet ti shmangin gratë me probleme hormonale

Ushqimet

Një numër i madh i njerëzve vuajnë nga çrregullimet hormonale dhe nuk e dinë këtë. Çrregullimet hormonale më së shpeshti paraqiten tek femrat. Hormonet janë aktivizueset e trupit tuaj. Ato janë të rëndësishme për çdo proces në trupin tuaj. Trupi juaj do të funksionojë shumë mirë vetëm kur hormonet tuaja janë të balancuara.

Përveç terapive mjekësore që mund të merrni ju duhet të keni parasysh edhe ushqimet që konsumoni. Ka disa ushqime që duhet të shmangni për të mbajtur nën kontroll hormonet tuaja.

Unik Portal ju sjellë një listë të këtyre ushqimeve:

  1. Sheqeri

Sheqeri shpesh konsiderohet të jetë armiku numër një i disbalancit hormonal. Konsumi i sheqerit është arsyeja kryesore e obezitetit dhe diabetit. Kjo mund të çojë në mosbalancim hormonal në gratë. Përveç kësaj,i bën  keq  pankreasit, mëlçisë dhe sistemit të tretjes në përgjithësi. Konsumi i sheqerit gjithashtu komprometon sistemin nervor deri në 50%.

  1. Alkooli

Marrja e alkoolit dëmton organizmin tuaj duke dehidratuar atë dhe gjithashtu duke e bërë organet e trupit tuaj funksionojnë më ngadalë  me kalimin e kohës.

  1. Kafeina

Gratë që kalojnë nëpër menopauzë, duhet të shmangin kafeinën. Ajo nxitë ankth dhe nervozizëm tek gratë e reja. Ndalimi i kafesë ndihmon në balancimin e trupit.

  1. Soja

Soja përmban phytoestrogen. Shpesh imiton funksionet e hormoneve natyrale të trupit. Gjithashtu, ato mund të kenë një ndikim negativ në tiroide, pasi ato e shtypin funksionin e saj dhe tiroideja ka nevojë të qëndrojë e shëndetshme në mënyrë që të kontrollojë hormonet.  Konsumi i tepërt i sojës mund të ketë disa efekte negative shëndetësore, për shembull: infertiliteti, shtimi në peshë, ndryshime në humor dhe humbje të muskujve./Unik Portal/