Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Unë nuk e gjykoj vetën time!

gjykoj

Unë e dua dhe e pranoj vetën time për atë që jam. I kam larguar të gjitha ndjenjat e zemërimit që kam pasur për vetën time.

I pranoj të gjitha gabimet që Iikam bërë në jetën time dhe e fal vetën time për to. Unë nuk e ndjej më nevojën të kritikoj vetën time.

I largoj të gjitha fjalët negative që kam përdorur për të përshkruar vetën time dhe do ti zëvendësoj me fjalët pozitive. Jam I durueshëm me vetën time.

Unë pranoj trupin tim dhe e trajtoj me respekt. I largoj të gjitha pasiguritë që i kam ndjerë ndonjëherë për vetën time. Jam shumë e fortë, dhe e mahnitshme. Kam një shëndet të përkryer.

Kam një energji të lartë brenda meje dhe kam vlera të mrekullueshme. Unë do të largoj të gjithë sabotimin që i kam bërë vetës ndër vite dhe do të jetoj potencialin maksimal të jetës që e kam pasur gjithmonë brenda meje.

Unë nuk e gjykoj vetën time më. Unë nuk jam një viktimë. Unë kujdesem shumë për vetën time.

Do ta filloj këtë udhëtim të shërimit të energjisë me shumë vullnet. Unë e dua personin që jam poashtu personin që do të bëhem./UnikPortal/