Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Unë kam durim dhe e di që çdo gjë do të bëhet mirë!

durim


Unë jam një person që kam durim. Unë e di që çdo gjë në jetë do të vije tek unë në momentin e duhur dhe perfekt. Unë nuk mundohem të forcoj asgjë që të ndodhë më shpejt në jetën time, pasi që çdo gjë shpalosët në kohën e duhur sikur lulet e pranverës.

Unë kam durim dhe e di që çdo gjë do të bëhet mirë. Nëse jam duke kaluar një kohë të vështirë të jetës sime thjesht kuptoj që duhet të bëhem i fortë dhe të kem durim. Të kuptoj se asgjë dhe askush në këtë jetë nuk është perfekte. Dhe unë nuk dua të jem perfekt. Thjesht dua të jem i lumtur, dhe unë do të jem!

Gjatë kohës që pres, ka çdoherë gjëra për mua për të mësuar. Unë kam durim dhe gjërat e mira vijnë tek ata që presin. Unë kam durim sepse jam në paqe me mënyrën e si jeta ime po shkon. Në kohët kur unë duhet të pres, në vend që të tregohem i padurueshëm, gjë që nuk çon asgjëkundi, unë përdor atë kohë për të bërë diçka produktive dhe ti ndihmoj të tjerët.

Këto sjellje më bëjnë të ndihem mirë!