Highlight Të tjera

UNË JAM: 2 fjalët më të fuqishme në botë

unë jam

A keni menduar ndonjëherë për fuqinë e fjalëve “Unë jam”? Mendoni për këtë për një moment dhe, jini të ndershëm me veten. Çfarë mendoni për vetveten?

Ju jeni kritiku juaj më i madh dhe bashkë-krijuesi i jetës suaj. Me këtë liri, ju keni fuqinë e madhe për të vendosur se kush jeni dhe kush dëshironi të bëheni. E vërteta e tanishme, megjithatë, është se shumica prej nesh janë shumë kritikë dhe nuk kanë besimet më pozitive për veten e tyre. Në të njëjtën kohë, shumë nga besimet tona kanë dalë nga besimet e të tjerëve. Kemi lejuar mendimet e të tjerëve për ne që të kenë aq shumë pushtet mbi ndikimin tonë, që ne të besojmë se jemi ata që të tjerët mendojnë që jemi.

 

Mendimet dhe fjalët tona kanë hartuar të tashmen tonë dhe aktualisht po hartojnë të ardhmen tonë – Nëse dëshirojmë të shohim ndryshime të vërteta në jetën tonë si dhe suksesi në përpjekjet tona, ne duhet të mësojmë të ri-programojmë mendimet tona dhe t’i mbajmë pozitive – sidomos mendimet për veten tonë!

 

“Unë jam” është një nga deklaratat më të fuqishme që mund të bëjmë. Çfarëdo që vijon “Unë jam” fillon krijimin e saj.

Lajm i mirë është se ne kemi fuqinë e zgjedhjes. Pasi të jemi të vetëdijshëm për këtë fuqi, ne mund të ndërmarrim veprime për të thyer ciklin dhe për të zëvendësuar ato besime kufizuese një herë e përgjithmonë.

 

Ne duhet të zgjedhim se çfarë të mendojmë për veten tonë. Natyrisht, të gjithë duam të përmirësojmë situatën aktuale, të arrijmë ëndrrën dhe të kemi më shumë liri.

Si bashkë-krijues i realitetit tuaj, ju duhet të besoni dicka për të parë atë – prandaj një deklaratë “Unë jam” është kaq e rëndësishme.