Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Unë i premtoj vetës time…

paqe

Unë i premtoj vetës sime që do të jem shumë i fortë dhe asgjë nuk do ta shqetësojë paqen e mendjes sime. I premtoj vetës time që do ti flas çdo personi që takoj për shëndet, lumturi e prosperitet!

Unë i premtoj vetës time që do ti bëj të gjithë miqtë të ndihen që çdo njëri nga ta ka vlera të caktuara.

I premtoj vetës time që gjithmonë do ta shoh anën shndritëse të çdo situate e të gjej optimizëm në çdo kohë. Të mendoj vetëm për të mirë, të punoj vetëm për të mirë dhe të pres vetëm më të mirën.

Të jem aq entuziast për suksesin e të tjerëve aq sa jam për suksesin tim.

Të harroj gabimet e të kaluarës dhe të mendoj për të arriturat në të ardhmen e afërt. Të reflektoj vetëm dashuri dhe t’iu jap buzëqeshje çdo qenieje që takoj.

Unë i premtoj vetës time që do të jap më të mirën për të zhvilluar vetën time dhe nuk do të kem kohë të kritikoj të tjerët. Që të jem aq larg sa të mos shqetësohem, shumë i fortë për tu frikësuar dhe shumë i lumtur që të lejoj prezencën e problemeve. Që të mendoj mirë për vetën time dhe t’ia pranoj botës këtë fakt, jo me fjalë por me vepra të mira.

Të jetoj me besimin se e gjithë bota është në krahun tim, derisa unë jap më të mirën time për botën.