Highlight Modë & Bukuri

Uji i bukurisë – Hidratoni lëkurën tuaj si kurrë më parë!

uji i bukurisë

A keni dëgjuar për ujë ‘bukurie’? Ndryshe I njohur si “Micellar Water”, ky ujë përdoret për të pastruar grimin tuaj dhe për të lënë lëkurën tuaj të pastër e të lëmuar.

Për të krijuar këtë ujë ju duhen këta përbërës:

1 gotë ujë i pastër trëndafilash;


(Për ta përgatitur atë ju duhet të keni një gotë të mbushur me petale, rreth dy trëndafilë. Lajini petalet me ujë që të pastrohen, dhe vendosni në një enë. Mbusheni me ujë deri sat ë mbulohen. Lërini të vlojnë, deri sa petalet të kenë humbur ngjyrën. Përdoreni këtë ujë para se të përdorni sprejin epërgatitur më poshtë.)

2 lugë gjelle vaj ricini;
1 lugë gjelle vaj vitamin E;

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë vendosni ujin dhe vajin e ricinit. Shtoni vitaminën E dhe përzini mirë. Vendosni këtë përbërje në një shishe spreji. Dhe përdoreni për të pasur një lëkurë të pastër.