Highlight Kura natyrale Shëndeti

Uji detoxs për humbje në peshë

uji detoxs

Ka disa receta që premtojnë për t’ju ndihmuar të humbni peshë e të zvogëloni yndyrën e barkut.

Një nga to është edhe uji detox të cilën duhet përdorur cdo ditë. Shikoni përbërësit e nevojshëm për këtë ujë dhe filloni përdorimin e tij që tani.
Xhenxhefili;

Xhenxhefili është një përbërës i përdorur gjerësisht në formula të shpejta humbje peshe, sepse shpejton metabolizmin dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi.

Tranguj;

Puna e trangujve është të largojë lëngjet e tepërta nga trupi, duke vepruar si një diuretik natyror.

Limoni;

Limoni ndihmon në balancimin e pH-së së trupit tonë.

Nenexhiku (Mint);

Mint ndihmon në luftimin e inflamacionit.

Ja se sa e thjeshtë është për gatitja dhe konsumimi i këtij uji detoks:

 

Përbërësit:

2 litra ujë;

1 lugë çaji xhenxhefil;

1 trangull të mesëm, të prerë në feta të holla;

1 limon të freskët prerë në feta hollë;

12 gjethe të freskët nenexhik (mint);

 

* Përpiquni të përdorni përbërës organikë në përgatitjen e kësaj recete.

 

Udhëzime

Vendosini të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe futeni në frigorifer që të qëndrojë gjithë natën, për ta pirë ditën tjetër.

Fillimisht  mund të pini përzierjen gjatë gjithë ditës, por për të përmirësuar rezultatet sigurohuni që të pini një gotë gjysmë ore para çdo vakti kryesor.

Kjo recetë është për konsum të menjëhershëm. Bëni vetëm atë që do të pini çdo ditë.

Ju mund të konsumoni këtë pije për 30 ditë me radhë, duke i dhënë vetes një pushim dy javësh, përpara se të rifilloni një tjetër cikël 30-ditor.