Highlight Yoga

Udhëzuesi i fillestarëve për çdo lloj të Yoga-s

Keni vendosur të filloni me Yoga, mirëpo duke kërkuar keni hasur në shumë tipe të saj? A duhet të provosh Ashtanga apo Iyengar? Shikoni më poshtë se cilat tipe të yogas janë më të përshtatshme për fillestar dhe cilën duhet të filloni ta praktikoni ju.

1. Hatha

Hatha është shumë e mirë për fillestarë për shkak të ushtrimeve më të thjeshta dhe të ngadalshme. Hatha në gjuhën sanskrite i referohet llojit të yoga-s që përfshinë pozicione fizike.

2. Vinyasa

Ky lloj i yoga-s përfshinë ushtrime më të vështira, dhe preferohët më shumë për sportist dhe atletë.

3. Iyengar

Iyengar është lloj i yoga-s për personat të cilët janë të apasionuar pas teorisë. Poashtu mund të përdoret nga personat që kanë pasur ndonjë aksident për shkak të pozitave të përdorura.

4. Ashtanga

Një lloj që mendohet të jetë i kompletuar për personat që janë strikt dhe dëshirojnë të jenë perfekt në çdo aspekt.

5. Bikram

Ky lloj i yoga-s do të përshtatej më së miri tek fillestarët dhe përfshinë diku rreth 26 pozita dhe 2 teknika të frymëmarrjes.